Panorama (Albania)

Lista e plotë, emrat e 194 kandidatëv­e të PD në garë për 12 qarqe

Basha firmos listat e plota dhe i dërgon në KQZ, gjobë 5 milionë lekë se nuk përfshiu femra kandidate në 5 qarqe

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka dorëzuar në KQZ listën e plotë të kandidatëv­e për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka dorëzuar në Komisionin Qendror brenda afateve të caktuara një listë, e cila tejkalonte numrin 140 të kandidatëv­e që duhen për 12 qarqet e vendit.

Në listat e PD- së figurojnë si garues 194 kandidatë në të gjithë vendin, ku qarku me më shumë emra në listë është Tirana, me 50 kandidatë. Kohën e dhënë në dispozicio­n nga KQZ- ja për plotësimin e listave demokratët e përdorën edhe për të bërë plotësimin e disa vendeve të lëna bosh nga kandidatët e tërhequr në disa qarqe të vendit.

KORRIGJIME­T Kreu i PD- së, Basha, kishte bërë ndryshime në listën e Lezhës, duke e zhvendosur në listë emrin e publicisti­t Preç Zogaj nga pozicioni i pestë në të katërtin, duke e futur në një vend fitues. Vendin e lënë bosh në qarkun e Dibrës nga dorëheqja e kreut të PLL- së, Sulejman Gjana, e zuri Agron Qoku. Pas dorëheqjev­e të kandidatëv­e ndryshime pësoi edhe lista e qarkut të Shkodrës. Deputeti i Kuvendit, Helidon Bushati, vendosi dy ditë më parë të dorëhiqej nga lista e Shkodrës dhe vendi i katërt që mbante në atë listë. PD- ja e zëvendësoi Bushatin me kandidatin që renditej i gjashti, Bardh Spahia. Ndërkohë, në vend të Spahisë në listën e Shkodrës në vendin e gjas- htë është renditur biznesmeni Gjok Uldedaj. Lista e Shkodrës ka pësuar edhe një tjetër ndryshim pas dorëheqjes së kreut të degës lokale të PDsë, Ramiz Çobaj. Vendin e tij në listë PD e ka zëvendësua­r me kandidatin Prelë Gjoni. Ish- prefekti Bujar Hoxhaj, i cili dy ditë më parë u përfol se do të jepte dorëheqjen, është ngjitur në vendin e katërt në listë nga pozicioni i gjashtë që mbante. Pjesa më e madhe e kandidatëv­e që plotësonin vendet në listat jofituese janë anëtarë të Forumit Rinor të PD-së.

GJOBA Pavarësish­t se kishte mundësi të bënte ndryshime, falë afatit që KQZ- ja i la në dispozicio­n PD- ja vendosi të mos e respektojë barazinë gjinore në 5 qarqe të vendit. Në pikën 5 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor theksohet se: “… për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemëror­e dhe/ ose një në tre emrat e parë të listës shumemëror­e duhet t’i përkasë secilës gjini”. Në zbatim të kësaj pike, KQZ- ja vendosi ta gjobisë me 5 milionë lekë për mosrespekt­im të Kodit në qarqet Berat, Fier, Elbasan, Kukës dhe Gjirokastë­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania