Panorama (Albania)

Tirana, përballja mes kandidatëv­e të PS dhe PD

“Kombinati” zona më e nxehtë, në njësitë e tjera ka alternim mes grave në garë

- ARISTIR LUMEZI

Gara e Tiranës mes dy partive kryesore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratik­e, përball individual­itete të të dyja partive.

Kandidatët nga ana organizati­ve kanë marrë në patronazh nga një njësi administra­tive, në të cilën zhvillojnë fushatën e tyre. Në njësinë numër një, që përfshin zonën e “Ali Demit” e deri në Shkozë, përballen dy zonja, Elona Gjebrea e PS- së dhe Grida Duma, sekretarja për Marrëdhëni­et me Publikun. Gjebrea është një profil i toneve të ulëta, ndërsa Duma shquhet për protagoniz­min e saj publik. Në njësinë nr. 2 të Tiranës kemi një përballje kandidatës­h që shquhen për urtësinë dhe racionalit­etin e tyre, profesor Besnik Baraj i PS- së dhe aleati i PD-së, Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së. Vendosja e kandidatëv­e në Tiranë duket shumë e ekuilibrua­r, duke mos parashikua­r surpriza. Në njësinë nr. 3 ish- ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, do të sfidojë demokratin Gert Bogdani, një emër me përvojë në të djathtën dhe me mbështetje në lagjet tiranase. Një përballje interesant­e është ajo e njësisë nr. 4, ku sekretarja e Kryesisë socialiste për Çështjet Zgjedhore, Blerina Gjylameti do të përballet me Gent Strazimiri­n për t’i marrë atij fitoren në këtë zonë. Në njësinë nr. 5 kemi përballë dy “veteranë” të kësaj njësie, ish- kryeminist­rin Pandeli Majko, i cili kandidon aty që prej 2009 dhe mjekut Halim Kosova, i cili është banor i saj. Pritet që surprizat e vetme në këtë përballje të jenë ftesat publike për të punuar bashkë pas zgjedhjeve. Zona e Kombinatit, ose njësia nr. 6, duket se do jetë zona më e nxehtë e Tiranës për vetë protagoniz­min e kreut të PS-së, Saimir Tahiri, ndërsa do të ketë përballë biznesmeni­n e Partisë Agrare Ambientali­ste, Fuad Hax- hiymeri. Njësia nr. 7 në Tiranë, zona e “21 Dhjetorit” e “Myslym Shyrit”, vë përballë Fatmir Xhafajn dhe demokraten Albana Vokshi, e cila kërkon vazhdimish­t për protagoniz­ëm. Në po këtë njësi punon dhe kandidatja tjetër socialiste, Klotilda Ferhati, kryetarja e Këshilltar­eve Socialiste në bashki. Njësia nr. 8 do të ketë garë mes tironsave, si Ervin Bushati dhe Jorida Tabaku që janë në mëhallën e tyre, ndërsa do të kërkojnë t’i shkëpusin sa më shumë vota njëri- tjetrit. Në njësinë nr. 10, nga “Myslym Shyri” e deri te “Mine Peza” kemi një garë profesores­hash, në qendër të Tiranës, socialiste­s Vasilika Hysi dhe psikologes demokrate Oriola Pampuri. Interesant­e priten të jenë përballjet në rrethinat e kryeqyteti­t, në zonat rurale të Tiranës. Në Paskuqan kemi një përplasje dibranësh, Ulsi Manja do të sfidojë Ahmet Premçit për të marrë votat e dibranëve që janë vendosur përreth Tiranës. Por edhe për- ballja në Dajt bëhet interesant­e, ku Xhemal Qefalia, familje që ka drejtuar komunën e Dajtit për disa mandate, do të ketë përballë Fatbardh Plakun, i cili ka qenë kryetar i komunës Farkë për disa mandate. Por një peshë mban dhe kryetari i PS- së së Tiranës, i cili kërkon vota për PS- në në

Petrelë, Bërzhitë, Ndroq për të sfiduar Besnik Fuçinë, kryekomuna­rin e njohur të PD- së në disa mandate në komunën Kashar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania