Panorama (Albania)

Bregu kundër Topallit dhe Imamit: Të punojmë për PD

“Besoj që PD s’mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit”

-

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, edhe pse e lënë jashtë listës së kandidatëv­e për deputetë nga Lulzim Basha është kundër një iniciative për shkarkimin e tij para zgjedhjeve.

Ish- ministrja e Integrimit në një intervistë për “Vizion Plus” ka sqaruar se aktualisht ajo që duhet t’i interesojë më shumë çdo demokrati është maksimaliz­imi i votave për Partinë Demokratik­e. Qëndrim të njëjtë ka mbajtur edhe deputeti Astrit Patozi. Dy ditë më parë dy ish- funksionar­ë të lartë të PD- së, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, edhe këta të lënë jashtë listave nga Basha, kërkuan mbledhjen e strukturav­e për shkarkimin e kreut të PD- së, Basha. Sipas Imamit në hartimin e listave, Basha kishte shkelur statutin duke mos mbledhur asnjë nga strukturat e PD- së, duke bërë një listë që nuk përfaqëson­te demokratët, por interesa të caktuara pranë tij. Pas këtyre deklaratav­e, Topalli e Imami ftuan në një takim informal edhe deputetët Bregu, Patozi, Bode dhe Kruja. Në lidhje me këtë takim, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Bregu, thekson se të gjithë bien dakord që statuti i PD- së është shkelur, por nuk është ky momenti për t’u diskutuar ajo që ndodhi. “Nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratik­e, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë, të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë, mua më intereson më shumë sot dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratik­e. Na intereson që Partia Demokratik­e të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratik­e të maksimaliz­ojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësis­ht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratik­e si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëv­e të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazmë e Republikës së re. Kjo është më e rëndësishm­e për ne dhe të siguroj që si unë, edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do të kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratik­e”, deklaroi Bregu. Por, pas zgjedhjeve parlamenta­re, deputetja demokrate mendon se duhet të hapet një dis- kutim, i cili sipas saj ka nisur tashmë në PD. Bregu thekson se Partia Demokratik­e nuk i përket vetëm një njeriu, por të gjithë demokratëv­e. “Është shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëv­e për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratik­e është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s’mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit”, deklaron Bregu.

 ??  ?? Takimi i deputetëve jashtë listave të PD
Takimi i deputetëve jashtë listave të PD
 ??  ?? Majlinda Bregu
Majlinda Bregu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania