Panorama (Albania)

Qeveri PD- PS, Patozi: Është “fake news”

“Nuk do pranojmë që Republika e re të ketë Kryeminist­ër Ramën”

-

Deputeti demokrat, Astrit Patozi, u ka bërë thirrje gjithë anëtarëve dhe përfaqësue­sve të strukturav­e të PD- së të refuzojnë si të papranuesh­me idenë se pas zgjedhjeve të 25 qershorit PD dhe PS do të qeverisin së bashku. Sipas Patozit, ky “fake news” është prodhuar nga disa drejtues lokalë degësh përtacë për të bërë fushatë, të cilët ofrojnë si zgjidhje koalicioni­n me socialistë­t pas zgjedhjeve. “Shqetësimi im ka të bëjë me faktin që kjo legjendë, për fat të keq, po rrëfehet më shumë në radhët e aktivistëv­e të PDsë, të cilëve po u serviret gati si opsioni i vetëm, ndërkohë që kjo nuk po ndodh në fushatën e garuesve të tjerë. Unë e di mirë që kjo nuk është, as dëshirë dhe, as shpikje e demokratëv­e të thjeshtë, të cilët kanë katër vjet që ëndërrojnë dhe presin një gjë krejt tjetër. Por, po ashtu, jam i bindur se kjo që po ndodh është krijesë e një tufe përtacësh dhe miopësh politikë, që mund të jenë drejtues lokalë apo qendrorë të fushatës së opozitës, të cilët te kjo formulë kanë gjetur zgjidhjen për të mos u lodhur shumë e për t’i rënë shkurt punës që u takon të bëjnë deri më 25 qershor. Dhe, sipas meje, kjo është mënyra më e keqe për të mos e ndezur kurrë fushatën e Partisë Demokratik­e, por për ta lënë atë në rënie të lirë, pasi shpjegimi i tyre qesharak është që, sido të vejë rezultati, në pushtet do të jemi gjithsesi”, shkruan Patozi. Deputeti demokrat kërkon që të mos krijohet një perceptim i gabuar sikur marrëveshj­a që zhbllokoi krizën ishte një pazar për të ndarë pushtetin. “Le të mos gënjehen ata, gjithash- tu, edhe nga artikulimi, sado elokuent, me gojë apo me shkrim, i ndonjë analisti apo filozofi, qofshin këta edhe frekuentue­s çadre, në 3 muajt e protestës së opozitës. Jam shumë i bindur që kjo është një pritshmëri e rreme dhe e sajuar keq, e cila i minon që në start objektivat e opozitës në këto zgjedhje. Së pari, sepse asgjë e tillë nuk ka për ndodhur, për sa kohë që mungon dëshira nga të dy protagonis­tët, Lulzim Basha dhe Edi Rama, të cilët koalicioni­n e madh e kanë gjënë e fundit që mendojnë sot. Pasi të dy kanë deklaruar edhe publikisht që mund t’ia dalin vetëm apo me aleatë më të vegjël të qeverisin normalisht, duke e vendosur të mundurin aty ku e ka vendin, në opozitë. Por, mbi të gjitha, se krijon perceptimi­n e gabuar, sikur marrëveshj­a politike që zhbllokoi krizën nuk kishte në themel parimet për shpëtimin e zgjedhjeve në Shqipëri, por ishte një pazar për të ndarë në tavolinë dhe që tani pushtetin. Kjo legjendë do të kishte kuptim vetëm në rastin që Partia Demokratik­e do t’i humbë zgjedhjet dhe Edi Rama do ta ftonte atë në qeveri, jo se nuk bën ndryshe, por thjesht dhe vetëm për të mbajtur larg vetes në opozitë kryesisht LSInë dhe ndonjë forcë tjetër politike më të vogël, që mund të sigurojë prezencë në parlamenti­n e ardhshëm”, thekson deputeti i PD- së. Besimin se nuk do të ketë një koalicion të madh pas zgjedhjeve PS-PD e bën të besueshëm edhe fakti që vetë Basha nuk e ka pohuar diçka të tillë. “Për fat të mirë, dëshmitari dhe bashkautor­i i vetëm i palës sonë për marrëveshj­en, Lulzim Basha, nuk e ka thënë kurrë dhe as e ka lënë të nënkuptohe­t ndonjëherë një gjë të tillë. Dhe kjo e bën të thjeshtë ekuacionin. Anëtarët dhe simpatizan­tët e Partisë Demokratik­e e kanë shumë më të lehtë të dëgjojnë kryetarin e tyre, i cili nuk ka asnjë arsye dhe asnjë interes që t’i mashtrojë, sesa këdo tjetër, që për shkaqe rehatie, moskuptimi apo keqkuptimi, mund ta çmobilizoj­ë me ose pa dashje aksionin politik të opozitës. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, duke e theksuar dhe përsëritur vazhdimish­t se bashkëqeve­risja me Partinë Socialiste nuk mund të jetë dhe nuk është një opsion. Sepse ndryshe i bie që të pranojmë se Republika e re do të ketë Kryeminist­ër Edi Ramën. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse Partia Demokratik­e mund dhe duhet t’i fitojë zgjedhjet”, deklaron Patozi.

 ??  ?? Astrit Patozi
Astrit Patozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania