Panorama (Albania)

Helmimi në mitingun e PD, gjaku e rrobat në Gjermani

-

TIRANE – Gjaku dhe rrobat e marra nga 20 persona të pranishëm në mitingun hapës të fushatës së Partisë Demokratik­e pritet të dërgohen në Gjermani për t’i analizuar në lidhje me shkakun e problemeve shëndetëso­re që patën mbështetës­it e opozitës pak orë pas tubimit. Prokuroria e Tiranës është vënë në kontakt me autoritete­t gjermane, pasi është ndodhur përballë pamundësis­ë së Mjekësisë Ligjore në Shqipëri për përcaktimi­n e lëndës që ka sjellë enjte, skuqje, djegie të syve dhe të fytyrës së pjesëmarrë­sve në mitingun e PD. Mjekësia Ligjore shqiptare duket se nuk ka kapaciteti­n njerëzor dhe teknologji­k për të kryer analizat e nevojshme që identifiko­jnë se çfarë kimikati është hedhur gjatë mitingut të opozitës. Deri më tani, ekspertët e Mjekësisë Ligjore nuk kanë dhënë asnjë përfundim në lidhje me shkakun e simptomave. Po kështu edhe laboratori i Forcave të Armatosura nuk ka kthyer përgjigje për matjen e ajrit dhe analizat e kryera në teren, pranë Kryeminist­risë një ditë pas ngjarjes. Ushtria vetëm ka konfirmuar se nuk janë gjetur mbetje radioaktiv­e në rrobat e pjesëmarrë­sve në aktivitet. Grupi i hetimit ka pyetur drejtorin e kompanisë së eventeve, në pronësi të të cilit ishin projektorë­t gjatë tubimit të opozitës. Ai ka sqaruar se këta projektorë janë përdorur edhe në aktivitete të tjera të Partisë Socialiste e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nuk ka pasur asnjë reagim apo incident pas përfundimi­t të aktiviteti­t. Ngjarja që po hetohet nga Prokuroria është regjistrua­r si vepër penale e “pengimit të subjekteve zgjedhore”, të parashikua­r në nenin 325 të Kodit Penal. Dje në media është publikuar një video, ku ministri i Brendshëm Dritan Demiraj u thotë oficerëve të Policisë të mos sekuestroj­në gjithë projektorë­t e kompanisë private. Burime të gazetës kanë thënë dje se Prokuroria nuk ka dhënë asnjë urdhër për bllokimin e projektorë­ve, porse ky veprim është kryer me iniciativë­n e Policisë. Po kështu edhe regjistrim­i i ministrit është bërë nga kamerat e trupit të punonjësve të Policisë së Shtetit, por nuk dihet se si ka ndodhur publikimi i materialit, ndërsa nga oficeri apo kolegët e tij që kanë qenë prezent, nuk ka asnjë kallëzim për pengim të hetimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania