Panorama (Albania)

Rama: “Republika e re” nuk ka gra për deputete

“Nëse votoni PD, kthehemi tek ‘ Oda e burrave’ e Saliut”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama ironizoi nga Burreli listën e kandidatëv­e të Partisë Demokratik­e në lidhje me mungesën e grave në lista.

“Sipas PD, nuk paska gra dhe vajza të denja për të përfaqësua­r Kukësin, Beratin, Gjirokastr­ën, Lezhën, Fierin. Mua nuk më interesojn­ë ato që ndodhin në Partinë Demokratik­e, por një gjë nuk mund të rri dot pa e thënë. PD e cila kërkon krijimin e një Republike të Re, në listat e PD nuk paska gra dhe vajza të denja. Vetëm burra. E çfarë burrash, ky është muhabet tjetër. Prandaj unë u them të gjitha grave dhe vajzave mos e votoni Partinë Demokratik­e dhe mos pranoni që gratë dhe vajzat të trajtohen si qenie të kategorisë së dytë në pjesën e poshtme të listave, atje ku fillon edhe seria e dytë”, u shpreh Rama nga Burreli. Nisur nga kjo, Rama u bëri thirrje grave e vajzave të mos votojnë PDnë, e cila sipas tij i lë ato në kategori të dytë. “Ne kemi arritur një qeverisje me 50% burra e gra, nuk pranojmë të kthehemi tek ‘ Oda e burrave’ e Saliut. Grave dhe vajzave këtu në Mat po u them, po tani mbasi iku kryetarja e Bashkisë dhe erdhi një burrë këtu, si po ju duket puna. Duke mos i dhënë mbështetje Adelinës po humbni kohë kot. A do ta merrni vesh më në fund se vota nuk është tifozllëk, por është vendim se kë do marrë në punë, për të na kryer punët që kemi. Nuk e deshët Adelinën në Bashki, keni këtë tjetrin, e nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Rama. Kryeminist­ri Rama u ka kërkuar qytetarëve të Burrelit që të mbështetin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit, për të pasur investime dhe mundësi në 4 vitet e ardhshme. “Është shumë e thjeshtë, duke zgjedhur Partinë Socialiste, do të zgjidhni njerëzit që i duhen punës, ndërsa duke zgjedhur Partinë Demokratik­e do të zgjidhni punën për këta njerëz. Ky është një ndryshim themelor dhe ne duam një mandat shumë të fortë që ta mbajmë ne timonin, që të mos vazhdojmë historinë me forca të tjera në prehër, që të luajnë timonin rrugës dhe të jemi ne, Partia Socialiste, jo për më shumë pushtet për vete, se po të ishte për më shumë pushtet për vete, nuk i nxirrnim nga çadra ata, merrnim edhe 100 deputetë në zgjedhje”, tha Rama. Sipas tij, edhe demokratët duhet të votojnë Partinë Socialiste. “Ne u dhamë mundësinë të gjithëve të futen në zgjedhje dhe unë u them demokratëv­e tani, na keni borxh. Ua nxorëm Lulin dhe udhëheqjen ua shpëtuam. Tani shpëtoni Shqipërinë nga Luli dhe nga udhëheqja e partisë tuaj, që nuk është në gjendje të rrijë në këmbë vetë dhe vetëm dhe jo më të qeverisë Shqipërinë. Ka shumë gjëra për të thënë, por në fund është shumë e thjeshtë. Ne jemi ata që kemi dhënë provën se nuk i ndajmë njerëzit në të ‘ tanët’ dhe në të ‘ tyre’”, tha Rama nga Burreli.

 ??  ?? Rama dje në Burrel
Rama dje në Burrel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania