Panorama (Albania)

Kryemadhi: Kam besim se do dalim forcë e parë

“Koha që shqiptarët t’i japin shansin LSI për të qeverisur”

-

Lëvizja Socialiste për Integrim tenton të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, por a do të mundet ajo të luftojë dhe të fitojë kundër dy “dinozaurëv­e” të politikës shqiptare? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje në “Top Story” ishte e ftuar

Zv. kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, e cilëson marrëveshj­en RamaBasha të njëjtë me propozimin e LSI- së për qeverinë e besimit. Duke folur për marrëveshj­en Rama- Basha, Kryemadhi tha se kjo marrëveshj­e tregoi që “LSI- ja ka qenë koherente dhe e saktë në kërkesat e saj për qeverinë e besimit”. “Sot jemi me qeveri besimi, por me 2 muaj vonesë. Kemi një vend më të qetë politikish­t dhe me një fushatë elektorale që ka nisur. Zgjedhjet pa opozitën do të ishin një atentat për politikën shqiptare. LSI- ja nuk ka qenë me çadrën, por nxitëse e dialogut politik. Nëse do të kishim zgjedhje pa opozitën, do të thoshte të shkatërron­im bazën e demokracis­ë. Do të kishim ndërprerje të imple- mentimit të Reformës në Drejtësi, të procesit të integrimit dhe situatë politike e ekonomike të agravuar. Kemi ushtruar presion, në kuptimin e mirë të fjalës, që palët të ulen e të bisedojnë”, tha Kryemadhi. Ajo i kërkoi Ramës dhe Bashës të jenë re- alistë në politikë. “Duhet të harrojmë arrogancën në politikë dhe të jemi më realistë. Kryeminist­ri Rama nuk kishte pse të provokonte opozitën dhe në anën tjetër, PD- ja nuk kishte pse të kërcënonte me prishje të procesit zgjedhor”, shtoi Krye- madhi. Për sa u përket llogarive për zgjedhjet e 25 qershorit, Kryemadhi i ka idetë e qarta: “Në vitin 2013 morëm 180 mijë vota. PS përfitoi 2 mandate nga LSI-ja atëherë. 180 mijë vota janë 18 mandate. Në vitin 2015 ishin 34 mandate. Mungesa e koali- cioneve dëmton disa parti të tjera më të vogla, por LSI- ja do të ketë shumë mandate. Rritja progresive e votave të LSI-së është gjithmonë dyfish. Në 2015 kishim 34 mandate, në 2017 bëjini vetë llogaritë. Kam besim se do të jemi forcë e parë. Ka ardhur koha që shqiptarët t’i japin shansin LSI- së për të qeverisur”, përfundoi Kryemadhi.

 ??  ?? Monika Kryemadhi dje në “Top Story”
Monika Kryemadhi dje në “Top Story”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania