Panorama (Albania)

Vetingu, zbardhet debati i deputetëve me kandidatët

Noka- Ina Ramës: Je e preferuara e Ramës, Beçaj: Jam pa rrogë

- Ina Rama Shpresa Beçaj Sokol Çomo

Komisioni Ad Hoc ka zhvilluar dje seancat dëgjimore me kandidatët për anëtarë të komisionev­e të vetingut.

Ligjvënësi­t pjesën më të madhe të kandidatëv­e i kanë pyetur vetëm për konfliktin e interesit, ndërkohë që debati është bërë për ish- prokuroren Ina Rama, ish- kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, dhe ish- anëtarin e KLDsë, Sokol Çomo. PYETJE PËRGJIGJE ME

INA RAMËN Flamur Noka: Zonja Rama keni lidhje me ndonjë forcë politike? Ina Rama: Jo, me askënd. Flamur Noka: Keni qenë anëtare e ndonjë force politike? Ina Rama: Jo. Flamur Noka- Luan Ramës: Të lutem zoti Rama se ke konflikt interesi, se keni të njëjtin mbiemër. Luan Rama: Unë s’po flas... Ina Rama: E keni zgjeruar shumë konceptin e konfliktit të interesit me sa shoh.

Flamur Noka: Konceptin e konfliktit të interesit e zgjeron ligji, jo ne. E zgjeron dhe e ngushton ligji, jo ne.

Luan Rama: Referoju konceptit ligjor dhe je korrekt.

Flamur Noka: Zoti Rama, po të duash të referohem edhe ty. Në rregull pastaj, pasi të mbarojë seanca... Mendoni se ju gëzoni besueshmër­inë e gjerë të publikut për të qenë e kualifikua­r në këtë pozicion që keni aplikuar?

Ina Rama: Unë besoj shumë që e gëzoj besueshmër­inë e publikut. Nuk e di se sa gjerë, por ajo që di me siguri është që gjatë ushtrimit të funksionev­e të mia në sistemin gjyqësor si gjyqtare, por edhe si Prokurore e Përgjithsh­me, kam vepruar me një përkushtim dhe përgjegjsh­mëri për të arritur sot në këtë ditë që ta besoj besimin e publikut dhe të besoj që e kam mbështetje­n, por kjo është çështje perceptimi­t personal.

Flamur Noka: Jeni skualifiku­ar nga gara, pasi emri juaj ka shkuar për Gjykatën e Strasburgu­t. Jeni në dijeni?

Ina Rama: Kam dijeni se lista që qeveria shqiptare dërgoi për kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën e Strasburgu­t u skualifiku­a, u refuzua dhe u kthye mbrapsht nga komiteti që zgjedh gjyqtarët në Strasburg, për shkak të moszbatimi­t të procedurav­e nga ana e qeverisë në procesin përzgjedhë­s. Në komunikimi­n që ne patëm me sekretarin e Përgjithsh­ëm të Asamblesë të KiE, nuk na u komunikua në mënyrë specifike arsyeja, por na u tha që shkaqet ishin të natyrës procedural­e, që nuk vareshin nga kandidatët dhe për këtë arsye...

Flamur Noka: D. m. th. shkaqet politike?

Ina Rama: Jo, shkaqe pro- cedurale. Unë sigurisht di këtë komunikim dhe më pas kjo doli edhe në vendimin që mori komiteti. Nuk kishte arsye personale.

Flamur Noka: A i jeni mirënjohës­e Kryeminist­rit që këmbëngul që në çdo institucio­n kërkon të fusë emrin tuaj gjithë kohës?

Ina Rama: Unë nuk e di këtë fare. Nuk kam asnjë komunikim. Këtë, faleminder­it që ma thatë se nuk e dija. PYETJE- PËRGJIGJE SHPRESA BEÇAJ Oerd Bylykbashi: Ju keni lidhje me subjekte politike? Apo zgjedhore?

Shpresa Beçaj: Është fakt i ditur që vajza ime është një kandidate për deputete.

Vasilika Hysi: Është e drejta e saj të kandidojë.

Shpresa Beçaj: Ajo është vajza ime, por është nuse në një derë tjetër dhe tani më nuk kam çfarë t’i bëj vajzës sime, se vajza ime do të kandidojë. Është e drejta e saj të kandidojë. Unë i kam vendosur vetes sime jo vetëm detyrë, por kam marrë mision për të kryer këtë funksion që mendoj se ju, dy pushtetet e tjera, shumë pak e vlerësoni. Dhe që shumë pak e vlerësoni kjo dihet. Ju duhet të kishit bërë shumë më shumë për pushtetin gjyqësor dhe për pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Vasilika Hysi: Më vjen keq që edhe ju, dhe zonja Rama keni vendime gjyqësore në xhep dhe nuk keni marrë emërime sipas kërkesave të Kushtetutë­s. Kjo është arsye e fortë pse duhet bërë Reforma në Drejtësi.

Luan Rama: Ligji kur flet për konfliktin e interesit të aplikantëv­e ka parasysh nëse zonja Beçaj ka ndonjë prej të afërmeve të vet, bashkëshor­t apo fëmijë, në sistem e Drejtësisë. Pra, nuk përbën konflikt interesi që vajza e zonjës Beçaj kandidon për një subjekt politik sepse do të ishte njësoj si të themi se është konflikt interesi pse zonja Beçaj është martuar te fshati i Flamurit pastaj, gjë që s’përbën konflikt interesi.

Oerd Bylykbashi: Ligji parashikon që personat të cilët do të marrin këtë detyrë të rëndësishm­e të mos kenë ndikim politik.

Shpresa Beçaj: Ju si deputetë të Parlamenti­t duhet të kishit pak arsye pse unë sot ndodhem këtu. Nëse do të ishte zbatuar ligji kundrejt meje si kryetare e Gjykatës së Lartë, atëherë i bie që unë nuk do të isha sot para jush sepse mosshqyrti­mi i kërkesës së një anëtari të Gjykatës së Lartë dhe kryetarit për 5 vjet pa i dhënë përgjigje një institucio­n kushtetues, besoj se kjo është problemati­ke. Dhe sa për dijeninë tuajën, që nga data 23 mars 2016 unë jam në mes të rrugës pa pagë dhe kjo duhet t’ju shqetësojë.

Flamur Noka: Mos u hyni komenteve që jeni pa punë, se nuk duhet të tregoni që keni inate me një institucio­n apo me një tjetër. Mos e thuaj që po kandidon se ata të kanë lënë pa punë. Kjo ishte këshillë. PYETJE- PËRGJIGJE

SOKOL ÇOMO Flamur Noka: Keni qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë kabineti qeveritar?

Sokol Çomo: Po, para 19 vjetësh kur kryeja detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë jam ftuar nga kryeminist­ri i kohës për të shërbyer në funksionin e zv. ministrit të Drejtësisë, funksion që e kam ushtruar për një vit e gjysmë dhe më pas jam rikthyer në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Oerd Bylykbashi: Ju keni qenë anëtar i KLD- së i zgjedhur nga Parlamenti dhe keni raport me maxhorancë­n që ju ka zgjedhur. Mendoni se është diçka që do të krijojë perceptimi­n që jeni emëruar politikish­t?

Sokol Çomo: Rregullime­t kushtetues­e parashikoj­në që Kuvendi të zgjedhë tre anëtarë në KLD dhe të japë pëlqimin për anëtarët e Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetues­e. Në një Republikë parlamenta­re është Kuvendi verifikues­i të gjithë anëtarëve të sistemit të drejtësisë. Qoftë anëtarët e KLD- së apo gjyqtarët, s’mund të perceptohe­n nga publiku si njerëz politikë për faktin se Parlamenti i ka votuar ata. Ju garantoj që në aktiviteti­n tim nuk kam asnjë aktivitet politik dhe s’kam qenë anëtar i ndonjë partie.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania