Panorama (Albania)

Thirrja për pronarët, ankimoni vendimin e ATP- së brenda 10 ditëve

“Pas 10 qershorit vlerësimi financiar bëhet i ekzekutues­hëm, kategoritë që preken nga skema e re dhe efektet mbi pronarët”

- ADA HAZIZOLLI

Vetëm 10 ditë kohë u ka mbetur pronarëve me vendime të ’ 95- s që t’i drejtohen gjykatës, nëse nuk pajtohen me masën e kompensimi­t që iu është përllogari­tur me skemën e re.

Kur kanë kaluar pothuajse 3 javë nga publikimi i regjistrit me emrat e 4450 familjeve, për të cilat ka përfunduar vlerësimi financiar, shoqata “Pronësi me Drejtësi” u bën thirrje pronarëve që të ankimojnë në Gjykatën Administra­tive të Apelit vendimin e ATP- së. Përmes një deklarate për mediat, kryesia e kësaj shoqate ka shprehur edhe një herë tjetër mosdakordë­sinë mbi ligjin e ri të pronave, duke vënë në pah efektet negative që sipas tyre rrjedhin nga zbatimi i tij. “Pas datës 10 qershor 2017, lista e vlerësimit financiar të vendimeve përfundimt­are për kompensim të vitit 1995 nuk mund të ankimohet më për asnjë lloj arsyeje apo shkaku, në asnjë institucio­n gjyqësor shqiptar, apo edhe atë të Strasburgu­t. Ky ankimim duhet bërë në Gjykatën Administra­tive të Apelit brenda datës 10 qershor 2017. Shoqata ju kërkon të vijoni të kundërshto­ni në gjykatat kompetente të gjitha vendimet e ATP- së që cenojnë të drejtat tuaja. Ky veprim juridik nga ana juaj, ndonëse i mundimshëm, pas kaq e kaq vitesh sorollatje të pamerituar­a është i domosdoshë­m për të mundësuar eliminimin e fuqisë prapavepru­ese të ndryshimev­e të reja në statusin e pronave tuaja”, thuhet në deklaratë. KATEGORITË QË

PREKEN Gjithsej janë 6838 vendime që datojnë në 1995, por vetëm për 4450 prej tyre agjencia ka përfunduar vlerësimin ekonomik bazuar në skemën e re, ku çmimet për metër katror janë të sotmet, ndërsa ajo çka ndryshon është zëri kadastral i pronës, i cili nuk është ky aktual, por ai që rezulton në kohën e konfiskimi­t. Për një pjesë të vendimeve, konkretish­t për 925 të tilla, nuk ka një faturë financiare. Përbri emrit të tyre në vend të një shifre ishte shënuar “ezauruar”. Këto familje janë hequr nga lista e përfituesv­e vetëm sepse kanë mundur të marrin një pjesë të pronës së tyre. Shansi i vetëm që ato kanë sipas shoqatës “Pronësi me Drejtësi” është që të ankimojnë këtë vendim. “Të gjithë ato subjekte pa përjashtim që në listën e publikuar e gjejnë veten ne zërin ‘ ezauruar’ e kanë të detyrueshë­m ankimimin. Ju sqarojmë se emërtimi ‘ ezauruar’ do të thotë se juve ju ka humbur e drejta për kompensim sipas ligjit, sepse prona që ju prisnit t’ju kompensohe­j është në vlerë më e vogël se ajo që ju është kthyer, kjo sipas përcaktimi­t absurd ‘ përfitime të zbritshme’ të ligjit”. Një tjetër kategori që preket është ajo me ndryshim të zërit kadastral. Kjo do të thotë që ndonëse prona e tyre ka statusin “truall” është vlerësuar si “bujqësore”, pasi si referencë është marrë zëri kadastral i origjinës. Shoqata pretendon se janë 1422 pronarë që penalizohe­n nga kjo skemë dhe jo 327 sikundër ka pohuar drejtoresh­a e ATP- së, Sonila Qato. “Të gjithë ato subjekte pa përjashtim që në listën e publikuar për vitin 1995 kanë një vlerë kompensimi, me të cilën nuk janë dakord, mund t’i drejtohen gjykatës. Në listën e publikuar nga ATP- ja janë 1422 subjekte, në vendimet për kompensim, të cilave u është ndryshuar zëri kadastral i pronës nga ‘ tokë truall’ në ‘ tokë bujqësore’, gjë që ka sjellë një ulje drastike të vlerës së pronës së tyre”. Lidhur me dosjet për të cilat nuk është bërë vlerësimi, për shkak të mangësive në dokumentac­ion, afati i përcaktuar është deri në datën 10 nëntor. Në të kundërt, shoqata u ka rikujtuar pronarëve se për kompensimi­n e tyre çmimet që do të aplikohen do të jenë minimale. “Në listën e vendimeve të vlerësuara janë 2384 vendime pa vlerësim. ATP- ja i ka skeduar këto si dosje me mangësi. Mangësia e tyre kryesore është mospërcakt­imi i zërit kadastral të dokumentit të origjinës së pronës së tyre nga ATP- ja. Pra, ata duhet të bindin agjencinë se toka e tyre ka qenë brenda vijave kufizuese të qendrave të banuara në momentin e shpronësim­it. Në të kundërt, prona do të vlerësohet në rastin më të mirë si tokë bujqësore dhe në qoftë se kanë brenda kësaj toke ndonjë pjesë të kthyer vendimi do të jetë ‘ ke humbur të drejtën e kompensimi­t, pra je ezauruar’”. Duke vënë në dukje se ankimi në gjykatë është e vetmja mundësi që e drejta e një kompensimi të drejtë të vazhdojë deri në Strasburg, grupet e interesit kanë shkuar edhe më larg, duke e cilësuar këtë që po ndodh një shpronësim të dytë që përsëritet pas 72 vitesh. Në fund të letrës, kryesia e shoqatës sulmon edhe vendimmarr­jen e Kushtetues­es, e cila la në fuqi ligjin e ri duke mos e zhbërë atë plotësisht, duke nënvijëzua­r se drejtësinë e munguar këtu do ta gjejnë në Strasburg.

 ??  ?? Rama me pronarët gjatë prezantimi­t të ligjit të ri
Rama me pronarët gjatë prezantimi­t të ligjit të ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania