Panorama (Albania)

Vendimet para ’ 94- s, 32 miliardë lekë më pak për pronarët

-

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” ka bërë edhe një bilanc të humbjes ekonomike që ka rënduar mbi familjet pronare, që pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri. “Në vlerësimet financiare për vitet 1993- 1994 me termin ‘ ezauruar’ ishin 472 vendime për kompensim të pronarëve. Këtyre familjeve u ishin kthyer vetëm 4.4 hektarë tokë. Agjencia e Trajtimit të Pronës në zbatim të ligjit 133/ 15 u ka mohuar kompensimi­n e kësaj sipërfaqej­e toke prej 118 hektarësh dhe i ka vlerësuar si të kompensuar. Pra, me ligj shteti u ka mohuar dhe vjedhur këtyre pronarëve një vlerë prej 12.9 miliardë lekësh të rinj”, thuhet në deklaratë. Ndërsa për familjet që u prekën nga ndryshimi i zërit kadastral, fatura është edhe më e majme. “Një pjesë e pronarëve me vendime para ’ 94- s, si rezultat i ndryshimit të zërit kadastral të tokës nga truall në tokë bujqësore kanë humbur dhe u është vjedhur me ligj një vlerë kompensimi prej 19.2 miliardë lekësh të rinj”. Më tej, fokusi është vënë edhe tek ato vendime që nuk u ishte përcaktuar masa e përfitimit, për shkak të mangësive në dokumentac­ion. Grupet e interesit ngrenë shqetësimi­n se për këto dosje nuk është bërë transparen­cë. “Rreth 1863 vendime nuk ishin të vlerësuara, ato ishin klasifikua­r ‘ dosje me mangësi’. Pronarët e këtyre vendimeve brenda datës 30 nëntor 2016 duhej të bindnin ATP- në se toka e tyre ka qenë truall para vitit 1945. Në qoftë se nuk e bënin një gjë të tillë, toka e tyre do vlerësohej si tokë bujqësore me vlerë minimale ose do vlerësohes­hin ‘ ezauruar’. Deri më sot agjencia nuk e ka publikuar vlerësimin e këtyre 1863 vendimeve”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania