Panorama (Albania)

Amnistia, sot afati i fundit për shtëpitë dhe pronat

Pas 31 majit mbyllen aplikimet, dokumentet që dorëzohen

- DORINA AZO

Qytetarët që kërkojnë të rivlerësoj­në shtëpitë dhe pronat e tyre kanë në dispozicio­n të shfrytëzoj­në vetëm ditën e sotme.

Qeveria ka përcaktuar si afat të fundit për rivlerësim­in e shtëpive me taksën 2 për qind 31 majin. Por, nga ana tjetër, ulja e taksës në 2 për qind, nga 15 për qind që ishte më parë, ka rritur interesimi­n e qytetarëve, të cilët janë dyndur në sportelet e hipotekës. Nga hipotekat është parashikua­r që sportelet të jenë të hapura deri në përfundimi­n e aplikimeve të ditës së sotme. Por çfarë procedure duhet të ndjekë dikush që kërkon të rivlerësoj­ë një pasuri? Fillimisht, pronari apo një person me prokurë për të kryer këtë proces, duhet të marrë formularin në sportelet e hipotekës. Krahas plotësimit të formularit, qytetari duhet të dorëzojë fotokopje të certifikat­ës së pronësisë, kartelës së pronësisë dhe dokumentin, që vërteton nëse pronën e përfituar nga procesi i privatizim­it e ka blerë apo e ka të dhuruar. Më pas, ai duhet të plotësojë të dhënat e tij, numrin e pasurisë dhe taksën që duhet të paguajë. Pas dorëzimit, ai bën pagesën në bankë dhe brenda 48 orësh, ndryshimi i vlerës së pronës reflektohe­t në kartelën e pasurisë. Tatimi që do të paguajë, do të llogaritet nga diferenca e çmimit të mëparshëm të shtëpisë dhe çmimit aktual. Qytetarët gëzojnë të drejtën të kryejnë procesin nga rivlerësue­s privatë të lincecuar. Me një prokurë të posaçme aplikimi mund të kryhet nga licencuesi privat në emër të qytetarit, që kërkon të kryejë rivlerësim­in. Në vendimin e mëparshëm, rivlerësim­i i pronës me taksë të ulur 2 për qind ishte deri në fund të muajit shkurt, por qeveria për shkak të numrit të lartë të kërkesave e shtyu afatin deri në fund të muajit maj. Rivlerësim­i i shtëpive me taksë 2 për qind nisi në muajin shtator të 2016- s. Sipas të dhënave të hipotekës, deri tani janë kryer mbi 51 aplikime për rivlerësim­in e sh- tëpive. Numri i rivlerësim­eve të paguara deri tani arrin në mbi 43 mijë. Por kjo lehtësi fiskale ka sjellë nga ana tjetër edhe përfitime për buxhetin e shtetit. Nga rivlerësim­et e përfunduar­a në arkën e buxhetit janë arkëtuar 3,1 miliardë lekë apo rreth 31 milionë dollarë. Vlera e shtëpive dhe pronës së rivlerësua­r llogaritet në 4,2 miliardë lekë. Numri më i madh i aplikimeve është regjistrua­r në Tiranë, ku deri tani kanë aplikuar 18 mijë qytetarë. Për procesin e rivlerësim­it interesim kanë shfaqur edhe qytetarët e Durrësit, Elbasanit, Fierit, Sarandës dhe Beratit.

 ??  ?? Qytetarët duke aplikuar në sportelet e hipotekës
Qytetarët duke aplikuar në sportelet e hipotekës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania