Panorama (Albania)

Kreditë e buta muajin tjetër, interesi 3% për dy vite

“Bashkia nuk subvencion­on interesin për dy vitet e para”

-

Kreditë e buta nuk do të jepen këtë muaj. Këshilli Bashkiak do të mblidhet sot me 13 pika në rendin e ditës, kryesisht të karakterit social. I vetmi lajm për kreditë e buta është zgjedhja e bankës fituese që do të lëvrojë kreditë, e cila ka rënë dakord me Bashkinë që për dy vitet e para interesi të jetë 3%, vlerë e njëjtë me interesin që duhet të paguajnë përfituesi­t. “Në zbatim të vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 20, datë 20.02.2017, për trajtimin me kredi afatgjatë me kushte lehtësuese të familjeve të pastreha, Bashkia e Tiranës ka përfunduar procesin e konkurrimi­t për përzgjedhj­en e bankës nëpërmjet së cilës do të zbatohet projekti. Referuar termave financiarë të ofertës fituese, Bashkia e Tiranës nuk do të kontribuoj­ë në pagesën e interesit për dy vitet e para të projektit”, thuhet në relacionin shpjegues të projektven­dimit. Për rrjedhojë, fondi i programuar për mbulimin e interesave të kredisë për dy vite nga ana e bashkisë nuk do të shkojë për shtimin e numrit të përfituesv­e, por do të përdoret për shpenzime operative, më konkretish­t do të rishpërnda­het për shërbimin e dekorit dhe blerjen e një furgoni për projektin “Tirana e shëndetshm­e”. Ndonëse kanë kaluar muaj nga miratimi i buxhetit, ende bëhen ndryshime të cilat lidhen me projekte që janë miratuar së fundmi nga Fondi i Zhvillimev­e Rajonale. Bëhet fjalë për rikonstruk­sionin e shkollës “Dora d’Istria”, ndërtimin e një korsie biçikletas­h në Rrugën e Kavajës dhe të Dibrës, ndërtimin e sallës së koncerteve te liceu “Jordan Misja”, si dhe pro- gramin e nxitjes së punësimit me vlerë 10 mijë lekë për 24 muaj. Veç kësaj, në të njëjtin projektven­dim parashikoh­et shtimi i 20 punonjësve në varësi të agjencisë së parqeve dhe rekreacion­it, si dhe zgjatja e kontratës së të punësuarve sezonalë. Një tjetër projektven­dim që do të shqyrtohet sot në këshill, ka të bëjë me zgjerimin e veprimtari­së së “Eco Tirana”, e cila, përveç mbledhjes dhe grumbullim­it të diferencua­r të mbetjeve, mund të ndërtojë e menaxhojë, për llogari të palëve të treta, impiante për riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania