Panorama (Albania)

Sekuestroh­et prona me vlerë 2 milionë euro në Zvërnec

Dosjet gjyqësore u falsifikua­n dhe u futën në arkivin e Gjykatës

- VLORE

Sekuestroh­et një sipërfaqe toke në zonën e Zvërnecit, e cila në vlerën e tregut kushton më shumë se 2 milionë euro.

Me kërkesë të Prokuroris­ë së Vlorës, gjykata e këtij rrethi ka vendosur nën sekuestro dy parcela tokë me sipërfaqe totale 52.000 m2 në zonën e Zvërnecit, të dyshuara se janë përfituar në bazë të dokumentac­ionit të falsifikua­r. Sipas informacio­nit të dhënë, Prokuroria e ka nisur kryesisht hetimin për këtë rast. “Në bazë të këtij hetimi ka rezultuar se dosja gjyqësore që i përket vendimit civil nr. 3805, datë 23/ 12/ 1996, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si dhe dosja gjyqësore që i përket vendimit civil nr. 147, datë 24/ 12/ 1997 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë falsifikua­r dhe futur në kundërshti­m me ligjin në arkivin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ky fakt është provuar nga akti i ekspertimi­t tekniko- grafik. Rezulton e provuar se përmes vendimit civil nr. 3805, datë 23/ 12/ 1996, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i cili është tërësisht i falsifikua­r, është pasqyruar fakti sikur i janë kthyer në natyrë shtetases Shqiponjë Eminaj ( Kamberaj) dy parcela të lira, njëra 30.000 m2 dhe parcela e dytë me sipërfaqe 22.000 m2, pronë e cila ndodhet në bregdet në zonën e Zvërnecit, Vlorë. Rezulton e provuar se edhe vendimi civil nr. 147, datë 24/ 12/ 1997, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është tërësisht i falsifikua­r, ku përmes së cilit është pasqyruar fakti i rremë, sipas të cilit është lëshuar urdhri i ekzekutimi­t për vendimin nr. 3805, datë 23/ 12/ 1996, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga prokuroria e përgjithsh­me. Sipas këtij njoftimi, nga hetimi është provuar se pasuria e mësipërme me sipërfaqe 52.000 m2 është regjistrua­r më datë 21 mars 2013 pranë Zyrës Vendore të Regjistrim­it të

Pas regjistrim­it të kësaj pasurie, e cila kap vlerën e mbi 2 milionë eurove, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretish­t ndarje, shitje dhe dhurime, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie

Pasurive të Paluajtshm­e Vlorë. Regjistrim­i i kësaj pasurie është kryer mbi bazën e dokumentev­e të falsifikua­ra, e konkretish­t dy dosjeve të mësipërme gjyqësore. Pas regjistrim­it të kësaj pasurie, e cila kap vlerën e mbi 2 milionë eurove janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretish­t ndarje, shitje dhe dhurime, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie. “Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror ‘ sekuestro preventive’ për pasuritë e paluajtshm­e me sipërfaqe 52.000 m2", bëri të ditur prokuroria. Ndërkaq, nuk bëhet e ditur se cilët janë pronarët e tjerë që kanë përvetësua­r sipërfaqe në këtë zonë në sajë të veprimeve juridike nëpërmjet ndarjes, shitjes apo dhurimit.

 ??  ?? Plazhi i Zvërnecit
Plazhi i Zvërnecit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania