Panorama (Albania)

Shullazi, prokuroria kërkon dëshmi nga Tahiri e Nikolla

Nis gjyqi për grupin me pesë të akuzuar për “gjobëvënie”

-

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi dje pyetjen si dëshmitarë të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ish- ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ata janë pjesë e listës me 38 dëshmitarë në total të prokuroris­ë në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpand­ehurve të tij. Kërkesa për prova e prokuroris­ë u artikulua në seancën e radhës të këtij procesi, ku u deklarua i hapur shqyrtimi gjyqësor. Më herët gjykata rrëzoi pretendime­t e avokatëve për deklarim të pavlefshëm të kërkesës për gjykim. Përfaqësue­sit e prokuroris­ë, Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuci, i thanë trupit gjykues se të pandehurit Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi dyshohet të jenë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në “gjobitjen” e 3 biznesmenë­ve: Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku, si dhe kanosjen për shkak të detyrës të profesorëv­e të Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni dhe Dhori Kule. Duke iu referuar kërkesës për gjykim, prokurorët paraqitën kronologji­në e episodeve kriminale për të cilat akuzohen të pandehurit e dosjes. Këta të fundit, të pranishëm në sallën e gjyqit, nuk shfaqën asnjë pretendim gjatë seancës. Ata u mjaftuan me konfirmimi­n e gjeneralit­eteve të tyre dhe në çdo rast të mbështetje­n e pretendime­t të mbrojtësve, duke i thënë gjykatës “jam dakord me avokatin”.

DESHMITARE­T Përveç dy ish- ministrave dhe zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, prokuroria kërkoi edhe një sërë dëshmitarë­sh të tjerë me të cilët pretendon të provojë nëntë akuzat e ngritura kundër të pandehurve. Prokurorët kërkuan thirrjen si dëshmitar të rektorit të Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe ish- rektorit, Dhori Kule, si dhe ish- drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Po ashtu kërkoi pyetjen e biznesmeni­t Ylvi Beqja, i cili dyshohet se i ka dhënë nën presion 541 mijë euro grupit të Shullazit, dy biznesmenë­t e tjerë të “gjobitur”, si edhe avokati Neshat Fana. Njëkohësis­ht, prokuroria kërkoi edhe dëshminë e të pandehurve, nëse ata japin pëlqim. Në morinë e provave shkresore, përfaqësue­sit e Akuzës kërkuan administri­min e pro- cesverbali­t të seancës së dëshmisë së biznesmeni­t Beqja, për llogari të “sigurimit të provës”, ndërsa çështja ishte në hetim. Avokatët e të pandehurve shfaqën kundërshti­me për provat e kërkuara nga akuza me pretendimi­n se ato ishin kaotike dhe se prokurorët nuk kishin saktësuar se çfarë kërkonin të provonin me secilën provë. Gjykata pritet të shprehet më kërkesën për prova të prokuroris­ë në seancën e radhës, pasi të dëgjojë edhe pretendime­t dhe kundërshti­të e mbrojtjes.

 ??  ?? Emiliano Shullazi në gjykatë
Emiliano Shullazi në gjykatë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania