Panorama (Albania)

Grabitet me dhunë makina, autorët morën çantën me 1 milion lekë

-

TIRANE – Një sasi prej rreth 1 milionë lekësh të rinj të një kompanie pijesh janë grabitur mesditën e së hënës nga tre persona ende të paidentifi­kuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto”, që ndodhet mes bllokut të pallateve prapa zonës së njohur si “Restorant Durrësi”, në Tiranë. Në momentin kur ndodhi grabitja, paratë po transporto­heshin me një makinë tip “Volkswagen” në zyrat e kompanisë, që ndodhet diku afër vendit të ngjarjes. Në makinën që drejtohej nga shoferi 31- vjeçar me iniciale T. M., ndodhej edhe ekonomistj­a e shoqërisë, shtetasja me iniciale A. P., 33 vjeçe. Burime nga Policia e Tiranës thanë se nisur nga deklarimet e dy të dëmtuarve, autorë të grabitjes kanë qenë 3 persona, të pamaskuar, por që mbanin kapelë në kokë. Ata kanë vepruar duke thyer xhamin e makinës me përforcues grushti dhe më pas kanë mar- rë çantën ku ndodheshin paratë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, të hënën, rreth orës 12: 30, në rrugën “Memo Meto”, te “Restorant Durrësi”, tre persona të paidentifi­kuar i kanë dalë para automjetit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin T. M., 31 vjeç. Në makinë ndodhej edhe shtetasja A. P., 33 vjeçe, ekonomiste ne një firmë private. Këta persona i kanë marrë me dhunë shumën monetare prej 1 milion lekësh të rinj ekonomiste­s së kompanisë dhe më pas janë larguar. Në një moment një person që dukej si i dehur, pasi ecte në mënyrë të shpërqendr­uar, i ka dalë para makinës ku ndodheshin paratë. Në këto rrethana shoferi ka ndaluar për t’i ardhur në ndihmë personit që bënte si i dehur, por në fakt ishte një prej grabitësve. Ky person është rrëzuar dhe për këtë arsye ka zbritur nga makina edhe ekonomistj­a e kompanisë. Por në këtë kohë kanë hyrë në “lojë” dy bashkëpunë­torët e “të dehurit”, të cilët kanë thyer xhamin e makinës dhe kanë marrë çantën me para. Dy punonjësit e kompanisë kanë kuptuar që ishte një grabitje vetëm pasi kanë parë që u thyen xhamat e makinës, por autorët i kanë kërcënuar duke mos u lënë kohë të reagojnë. Pasi kanë marrë çantën me para, grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Po kështu, një 56- vjeçar është grabitur mbrëmjen e së hënës nga dy persona të maskuar që e kanë kërcënuar me pistoletë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi grabitja
Vendi ku ndodhi grabitja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania