Panorama (Albania)

I riu "luftë" me Policinë, përplas mjetin e dorëzohet

E ndiqnin për gjobëvënie, efektivët qëllojnë në ajër

-

Një 25- vjeçar është arrestuar pasditen e djeshme në Tiranë gjatë një operacioni të Policisë së Shkodrës dhe forcave Operaciona­le të Policisë së Shtetit.

Megjithatë ai nuk është dorëzuar lehtë, duke "luftuar" deri në momentin e fundit me forcat e rendit. Burime nga Policia e Shtetit thanë se i arrestuari është Taulant Neçaj, nga Tropoja dhe banues në Tiranë. Ai ishte në hetim prej disa ditësh dhe po mbahej nën vëzhgim me metodat speciale nga Policia e Shkodrës, ku ishte denoncuar për gjobëvënie nga një vajzë. Operacioni për arrestimin e tij është organizuar pasditen e djeshme, në momentin që ai është pikasur duke lëvizur në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë, me një automjet tip "Tuareg". Në këtë kohë Policia e i ka bërë shenjë që të ndalojë, por 25- vjeçari ka shtuar shpejtësin­ë duke vijuar rrugën në drejtim të Laprakës. Policia ka vijuar ndjekjen deri në një moment kur Neçajt, për shkak se po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me 3 makina të parkuara pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave. Në këtë moment, ai ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të largohet me vrap në rrugicat mes pallateve. Forcat Operaciona­le janë detyruar të qëllojnë në ajër, në mënyrë që ai të bindej për t'u dorëzuar. Në këto rrethana, 25- vjeçari ka ndaluar dhe është vënë në pranga nga Policia. Në cilësinë e provës materiale i është sekuestrua­r vetëm një celular, me të cilin ai komunikont­e me vajzën, që i kishte vënë gjobë.

OPERACIONI

Në bazë të kallëzimit që një vajzë kishte bërë disa ditë më parë në Policinë e Shkodrës për gjobëvenie, Policia në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda kishin regjistrua­r procedim penal dhe njëkohësis­ht veprimet për identifiki­min e autorit. Vajza pretendont­e se shtetasi Taulant Neçaj, duke përdorur një foto intime të saj, i bënte shantazh dhe i kishte kërkuar një shumë të konsiderue­shme parash. Dje kishin rënë dakord që shuma e kërkuar të dorëzohej në Tiranë, ku kishte mbërritur edhe vajza e dëmtuar. Në këto rrethana, Policia kishte nisur operacioni­n për arrestimin e të dyshuarit, në momentin kur ai do të merrte paratë. Por duke qenë se nuk kishin ende një imazh të tij për ta identifiku­ar, numri i tij i celularit ishte vënë në përgjim dhe përmes tij është bërë edhe ndjekja, derisa është konstatuar duke lëvizur me makinën tip "Tuareg", pasditen e djeshme, kur i iku Policisë. Burimet thanë se pas rezistencë­s që ai bëri, në momentin e arrestimit u administru­a si provë celulari i tij, me anë të të cilit ishte gjurmuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania