Panorama (Albania)

Sulmuan me levë policin, arrestohen 3 autorët e dyshuar

-

TIRANE - Tre personat që u shoqëruan dy ditë më parë, pasi kishin sulmuar një efektiv të Komisariat­it nr. 2, janë vënë në pranga mbrëmjen e së hënës. Ndërsa vijon të mbetet në kërkim personi që ka goditur me shufër hekuri në kokë efektivin e Policisë E. V., i cili vijon të marrë mjekim në Spitalin e Traumës. Burime zyrtare të Policisë thanë se në lidhje me incidentin e ndodhur në lokalin që ndodhet te "Komuna e Parisit", janë arrestuar shtetasit Eugen Selmani, 40 vjeç, Andrea Kalemi, 44 vjeç dhe Aldo Kalemaj, 27 vjeç. Ndërsa janë referuar materialet në Prokurori dhe punohet për saktësimin e gjeneralit­eteve të shtetasit A. S., i cili dyshohet se ka goditur me shufër hekuri në kokë punonjësin e policisë E. V. Nga ana tjetër, edhe dy persona të tjerë ende nuk janë identifiku­ar nga Policia. Efektivi i Policisë së Tiranës mbeti i plagosur të hënën në orët e para të mëngjesit, pasi u sulmua në ambientet e një lokali. Burime zyrtare të Policisë thanë se në momentin e sulmit ndaluan 3 prej të dyshuarve, ndërsa 3 të tjerë arritën të largoheshi­n. Mësohet se të gjithë këta persona kanë qenë në gjendje të dehur dhe po konfliktoh­eshin me njëri- tjetrin në momentin që ka ndërhyrë Policia, e lajmëruar për sherrin e zhurmat nga qytetarët. Bëhej fjalë për zhurma të forta në një lokal, me pronar shtetasin me iniciale A. S. Në adresën ku kanë lajmëruar qytetarët, ka shkuar Patrulla e Policisë dhe efektivët gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktua­r me 6 persona, të cilët ishin në gjendje te dehur në brendësi të këtij lokali. Gjatë daljes së këtyre personave, punonjësi i Policisë me iniciale E. V. është goditur me një shufër hekuri në kokë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania