Panorama (Albania)

Debati në distancë, Nishani ngre padi në gjyq për Visar Zhitin

Presidenti i Republikës kërkon shpërblim nga diplomati i ngarkuar me punë në Vatikan

-

Përplasja në distancë përmes deklaratav­e publike të Presidenti­t të Republikës, Bujar Nishani dhe diplomatit të ngarkuar me punë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, Visar Zhiti, ka përfunduar në dyert e Gjykatën së Tiranës. Është presidenti Nishani ai që ka depozituar një padi "shkaktim dëmi" në këtë Gjykatë kundër diplomatit Zhiti.

Burime zyrtare pranë gjykatës konfirmuan se padia në fjalë është regjistrua­r ditët e fundit në kryesekret­arinë e Gjykatës me numrin 9994. Palë paditëse është Bujar Nishani, ndërsa palë e paditur Visar Zhiti. Paraditen e djeshme, kërkesë- padia e firmosur nga ana e presidenti­t të Republikës i është nënshtruar shortit elektronik të gjykatës, i cili ka përzgjedhu­r gjyqtaren Mimoza Kajo si togën e zezë që do të kryesojë këtë shqyrtim gjyqësor. Sipas burimeve, në padi kreu i shtetit kërkon shpërblim të dëmit moral të shkaktuar nga deklaratat publike, sipas tij të pavërteta, të bëra në emër të tij nga ana e të ngarkuarit me punë në Vatikan, Visar Zhiti. Në ditët në vijim, Gjykata e Tiranës pritet të caktojë edhe seancën e parë të shqyrtimit të kësaj kërkesë- padie.

PERPLASJA

Përplasjet mes Presidenti­t Bujar Nishani dhe ish- ministrit te Kulturës, Visar Zhiti, nisën kur kreu i shtetit nuk firmosi dekretin për emërimin e tij si ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Emri i Zhitit ishte i dyti emër i propozuar nga ana e Kryeminist­rit Edi Rama për pozicionin e ambasadori­t shqiptar në Selinë e Shenjtë. Pas refuzimit nga Presidenti, Zhiti u emërua nga ana e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Vatikan, në pozicionin e të ngarkuarit me punë. Në një intervistë për "Panorama", Presidenti i Republikës e ka quajtur të ngarkuarin me punë në Vatikan si "jo të qëndrueshë­m psikikisht", dhe se ka bashkëpunu­ar si spiun në Burgun e Spaçit. Në një përgjigje publike, Zhiti i cilësoi këto pretendime të Presidenti­t si "shpifje ordinere". "Nishani shpif. Sa herë flet për mua, ai shton nga një argument të ri, si ky që nuk i isha dukur mirë psikikisht. Njihen këto metoda, mjafton të lexosh pak më shumë se një President. Absolutish­t nuk dua të jem në unison me psikikën e tij e me interesat e tij të ulëta", theksoi Zhiti. Ai ka sqaruar se nuk ka qenë në asnjë moment bashkëpunë­tor me Sigurimin, por një i dënuar i thjeshtë. "Presidenti i Republikës i ka të gjitha kompetenca­t, mundësitë, mjetet, bashkëpunë­torët zyrtarë etj., dosjet, burgjet, policinë, sigurinë etj., etj., që të shohë dosjen time dhe jo celularin, ku ai përthith pa filtër shpifje e pisllëqe", ka thënë Zhiti në reagimin e tij për "Panoramën". Më tej, Zhiti theksonte se "E përsëris, me përgjegjës­i ligjore e penale, që kurrë në burg nuk kam qenë bashkëpunë­tor i administra­tës atje, as i komandës dhe i Sigurimit të Shtetit dhe u kërkoj organeve kompetente ta dëshmojnë këtë".

 ??  ?? Bujar Nishani dhe Visar Zhiti
Bujar Nishani dhe Visar Zhiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania