Panorama (Albania)

Zhiti: Nishani vlerëson të persekutua­rit vetëm pas vdekjes

-

I ngarkuari me punë në Vatikan, Visar Zhiti, i refuzuar nga Presidenti Nishani dy vjet më parë për dekretimin si ambasador në Vatikan, akuzon se nuk përfaqëson qytetarin e parë dhe frymën e kombit. "Presidenti, e përsëris, është qytetari i parë dhe duhet të ketë e të ruajë qytetari të parë, të lartë, të mbartë frymën e kombit dhe ëndrrën e përbashkët të popullit të tij, pra të çdo qytetari moralisht. Te presidenti aktual shtoj se ajo që më dhemb më shumë janë ish- të persekutua­rit, që sipas meje ai i trajton në mënyrë pllakatesk­e, dua të them se na vlerëson kur s'jemi të vdekur dhe jo vetëm ai, por tek ai nuk duhet të durohet. Na do të pa qenë dhe dekoron të vetmen punë publike që bën. Më thuaj kë të gjallë nga ish- të persekutua­rit mbështeti apo ndihmoi ai?", është shprehur Zhiti. Sipas tij, nga kreu i shtetit nuk pret përçarje por bashkim të popullit dhe kombit. "Nga Presidenti unë pres të rigjeneroj­ë energji pozitive për popullin, drejtësi, vendosje drejtpeshi­mesh, imazhin e mirë të atdheut në botë, dashuri dhe dhembje etj., gjë prej të cilave ai më është dukur tejet larg, sidomos duke pasur parasysh ato pak marrëdhëni­e të miat me të, që atij, sidomos atij, nuk i takonte t'i katastrofo­nte. Sulmet e mia ndaj tij nuk kanë kurrë atë peshë dhe dëm që kanë sulmet e tij ndaj meje dhe këtë ai nuk e kupton. Nëse e kupton, aq më keq. Kjo është mënyra, pra se si ai punon, kur i cenohet sedra dhe interesi vetanak dhe sado të vezullojnë dekoratat që shpërndan ai pa hesap, e vetmja punë publike e tij, nuk ia mbulojnë ligësinë të përzier me mashtrim trashanik", tha Nishani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania