Panorama (Albania)

Defekti në traget, kompania lë 12 ditë pezull lundrimin

Dhjetëra pasagjerë e kamionë detyrohen t'i drejtohen Durrësit

-

Trageti i linjës VlorëBrind­isi hyn në ditën e 12- të të mungesës së tij, kjo për shkak të një defekti në kabinën e motorit.

Pavarësish­t kontratës, e cila sanksionon qartë detyrimin e kompanisë për të operuar me traget zëvendësue­s, kompania nuk ka vënë në dispozicio­n traget alternativ për të zgjidhur ngërçin. Aktualisht, në pritje ndodhen dhjetëra kamionë eksporti të kompanive, të cilat prej ditësh përballen me "block out" në pikën portuale të Vlorës. Ndërkohë, dhjetëra biznese kanë qenë të detyruara që gjatë kësaj kohe të frekuentoj­në Portin e Durrësit dhe lëvizja e tyre drejt Italisë të kryhet nëpërmjet kësaj pike të kalimit të kufirit.

Sipas shefit të përpunimit në Portin e Vlorës, Festim Skëndaj, në Portin e Vlorës situata është problemati­ke dhe ajo vjen si pasojë e monopolizi­mit të kësaj linje. Në Vlorë operon aktualisht vetëm një agjenci transporti detar. Sipas tij, porti është i shqetësuar për këtë mungesë të gjatë të tragetit. Duke iu referuar ligjit kompania pritet të përballet me sanksionet financiare, të cilat aplikohen 10 ditë pas njoftimit për remont kur shërbimi nuk është mbuluar.

"Situata mbetet shqetësues­e për vetë faktin se gjatë kësaj periudhe në pritje kanë qëndruar dhjetëra biznese, apo edhe qytetarë si nga Vlora e Brindisi që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Italisë, apo edhe anasjellta­s. Ne si Porti i Vlorës kemi komunikuar me kompaninë dhe na është premtuar rifillim i shpejtë i kësaj linje, ndërsa në bazë të kontakteve dhe dokumentac­ionit që kemi pasur është konfirmuar dëmtimi i rëndë në traget, çka ka penguar kryerjen e rregullt të kësaj linje. Në fakt, kemi kërkuar edhe vendosjen e një trageti tjetër nga kompania në fjalë, por trageti i dytë, i cili është i vetë kompanisë, ndodhet në remont për të qenë gati gjatë sezonit turistik, kur dihet që edhe fluksi është disa herë më i lartë", u shpreh Skëndaj. Para disa vitesh, Porti ka vendosur që në linjën Vlorë- Brindisi të funksionoj­në dy kompani, duke liberalizu­ar këtë treg. Por, nga ana tjetër, ekziston mundësia që dy tragete në udhëtim të përditshëm nga Vlora drejt Brindisit, apo edhe në kahun e kundërt do të shkojnë drejt falimentit, për vetë fluksin e pakët të lëvizjes gjatë gjithë vitit. Fluks ka në periudha të caktuara të vitit si në muajin dhjetor apo në gusht, ku ka më shumë lëvizje. Vetëm në këtë periudhë nevojiten dy tragete, ndërsa në muajt e tjerë të vitit kjo është e pamundur për shkak të fluksit të pakët. "Ne kemi kërkuar gjatë kësaj kohe zëvendësim të tragetit, i cili pësoi dëmtim, por edhe trageti tjetër i kësaj kompanie ndodhet në remont. Natyrisht që për kompaninë do të ketë sanksione. Në sajë të kontratës së nënshkruar gjatë vitit udhëtohet vetëm pesë ditë në javë, ndërsa dy ditë të tjera janë pushim. Sanksionet do të bëhen të ditura me mbërritjen e tragetit në Portin e Vlorës, pasi ka pasur gjatë kësaj periudhe penalizim për biznesin dhe udhëtarët", shprehet më tej Skëndaj.

 ??  ?? Porti i Vlorës
Porti i Vlorës
 ??  ?? Festim Skëndaj
Festim Skëndaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania