Panorama (Albania)

Maqedoni, Talat Xhaferi mban seancë në gjuhën shqipe

Seanca e parë që pas dhunës, protestojn­ë deputetët e Gruesvkit

-

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka udhëhequr seancën e parë parlamenta­re që pas ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit, duke folur në gjuhën shqipe.

Xhaferi është shqiptari i parë që ulet në pozitën e kryeparlam­entarit në Maqedoni dhe prezantimi i tij edhe në gjuhën shqipe ka shkaktuar revoltë te deputetët e VMRO- DPMNE. Xhaferi ka debatuar të martën me deputetin e VMRO-DPMNE- së Vllatko Gjorçev, i cili pa marrë të drejtën nga kryeparlam­entari tentoi të flasë në foltore. “Vllatko, shko ulu në vend! Vllatko, të lutem ulu, kur të marrësh të drejtën e fjalës, atëherë do të flasësh. S’ke të drejtë të dalësh në foltore pa ta dhënë unë fjalën”, i thoshte Xhaferi deputetit Gjorçev, i cili refuzonte t’i bindet kërkesës së tij. Më pas, Xhaferi shpalli pauzë si mënyra e vetme për t’i mbyllur gojën deputetit të Nikolla Gruevskit. Xhaferi është konfrontua­r verbalisht edhe me deputetin tjetër të VMRO, Antonio Milloshosk­i, rreth gjuhës shqipe. “Nëse më drejtoheni si deputet, kam të drejtë të përdor gjuhën time, që ma garanton edhe rregullorj­a”, deklaroi kryeparlam­entari Xhaferi “Po e thyeni ligjin për përdorimin e gjuhëve. Aty shkruan se gjuhë zyrtare në Kuvend është maqedonish­tja. Apelojmë që ky ligj të respektohe­t, edhe nga depu- teti Talat Xhaferi, por edhe të tjerët! Xhaferi nuk është kryeparlam­entar, sepse është zgjedhur në mënyrë jo legjitime, prandaj ne do ta konsideroj­më si deputet”, ka thënë Milloshosk­i. Por Xhaferi e ka vijuar seancën. Sot në mesditë mbahet seanca ku do të votohet qeveria e re dhe programi i saj, pas debateve të djeshme në Kuvend, ku u diskutua programi i qeverisë Zaev dhe kryeminist­ri mbajti fjalën e tij të parë. Zoran Zaev në foltoren e Kuvendit tha se ai do të udhëheqë një qeveri reformator­e në Maqedoni. “Do të fokusohemi në ekonominë, në institucio­ne të forta dhe drejtësi për të gjithë, dhe do të fokusohemi për NATO dhe perspektiv­a europiane. Para jush kërkoj besimin për qeverinë e re dhe për programin e ri”, tha Zoran Zaev, duke shtuar se do të punojë në të mirën e qytetarëve të vendit. Ai tha se Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve.

 ??  ?? Talat Xhaferi në seancën e parë të Kuvendit
Talat Xhaferi në seancën e parë të Kuvendit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania