Panorama (Albania)

Kthesë transatlan­tike në një tendë birre?

- DAGMAR ENGEL* * D. W

Angela Merkel, kryetarja më e fuqishme e një qeverie në botë, rrallë ka shkaktuar një valë të tillë përtej Atlantikut: Fjalët e saj po diskutohen fort në SHBA, madje flitet për një kthesë historike në marrëdhëni­et SHBA dhe Gjermani. Reagime të tilla kaq të forta duket ta kenë habitur vetë Kancelaren Merkel, megjithëse ajo nuk bëri gjë tjetër, veçse i dha zë asaj që është kaq e dukshme... Pavarësish­t se çfarë tiparesh mund t’i mveshësh presidenti­t amerikan, Donald Trump - besueshmër­ia nuk bën pjesë ndër to. FUSHATË ZGJEDHORE

Për të qenë më të saktë, nuk ishte vetëm Kancelarja gjermane ajo që foli: Por në radhë të parë Merkel, kryetarja e partisë kristiande­mokrate, CDU, që u shfaq në një tendë birrë - fushatë zgjedhore. Kancelarja solli me vete zhgënjimin për zhvillimet e samitit të G7- s në fundjavë, ndërsa kryetarja e partisë dijen se kritika ndaj SHBA- ve e sidomos ndaj Trumpit pritet mirë tek votueset e votuesit. Kundërshta­rët në këtë fushatë, socialdemo­kratët, luajnë prej kohësh me këtë letër - e të dyja palët kanë rizbuluar Europën. RIZBULIMI I EUROPËS

Trump dhe Brexit - valët shokuese që kanë shkaktuar vendimet amerikane dhe britanike kanë zgjuar qytetaret e qytetarët e Europës. Me një qëndrim proeuropia­n madje fitohen zgjedhjet kundër populistëv­e - këtë e tregoi së fundmi edhe Emmanuel Macron. Shanset e forcimit të Bashkimit Europian, e vazhdimit të historisë së tij, nuk janë kurrë më të mira se sot. Dhe një BE unike është një “player” aktore e politikës botërore, me të cilën duhen bërë llogaritë në të gjithë botën.- NUK KA APOKALIPS

Megjithatë, kjo deklaratë nuk do të thotë se Merkel po i kthen kurrizin SHBA- ve. Ajo nuk ka për të qenë kaq e pakënaqur me Presidenti­n amerikan për shkak të politikës së tij për klimën, aq sa të hedhë poshtë lidhjen e saj parimore me SHBAtë, që lidhet edhe me historinë e saj personale dikur, si qytetare e RDGJ- së. Apokalips nuk ka, ai nuk do të vijë as në takimin e G20- s në Hamburg. Tani janë të gjithë të përgatitur “se kohët në një masë të caktuar kanë marrë fund”, kohët kur mbështetes­he plotësisht te të tjerët, indirekt kjo mund të kuptohet: G20- ka gjasë të mos jetë ndonjë sukses i madh.

Pra, ruani qetësinë: E kush ka nevojë për garanci të tjera: Kryetarja e partisë CDU, Merkel, nuk do ta paralajmër­onte një kthesë të vërtetë epokash në një tendë birre të një aktiviteti zgjedhor të partisë simotër, CSU. Thjesht sepse ka stil.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania