Panorama (Albania)

Bagëtia “pjell” zoti Imami, gruaja “lind”

-

të gazetarit Blendi Fevziu, rreth grave që nuk kanë bërë asgjë, por kanë lindur nga dy- tre fëmijë dhe janë futur në listat e kandidatëv­e, menjëherë mendova nënën time, që ka lindur katër fëmijë dhe një i pestë që nuk arriti të jetonte më shumë se pak orë. Po e citoj deklaratën të plotë për korrektësi, sikurse ishte në video: “Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin nga listat dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3- 4 fëmijë”.

Mua nuk më interesojn­ë as listat e as partitë dhe as emrat e përveçëm, pasi për këtë unë e them fjalën time si qytetar ditën e zgjedhjeve, por si njeri dhe si katolik i kam dy fjalë me këtë deklaratë të papërgjegj­shme, që, edhe nëse është emocionale, është fyese për aktin më të shenjtë në këtë botë, lindja e një fëmije dhe trajtën amnore të të qenët grua.

Duke ndjekur këtë logjikë të zotit Imami, del se gratë që duhet të shërbejnë në jetën sociale dhe në politikë duhet të jenë sterile ose pa fëmijë, ose që përdorin kontracept­ivët për të mos lindur fëmijë, sepse kështu e kërkon aktivizmi politik dhe karriera. Ose, gjithnjë si interpreti­m i kësaj logjike, duhet të jenë gra me sjellje mashkullor­e që të jenë të pranueshme për një realitet si ai shqiptar. Kjo është një logjikë antijetë dhe fyese për gratë- nëna dhe fëmijët, si dhe për jetën në thelbin e saj.

Grua shtëpiake nuk do të thotë grua dështake, sepse ato shtëpiaket janë gra që kanë marrë përsipër t’i shërbejnë jetës, familjes, bashkëshor­tit dhe fëmijëve. Nuk janë gra skllave, por nëna dhe bashkëshor­te. Do të ishte nder për një Parlament të kishte nëna dhe bashkëshor­te që kanë devocion ndaj familjes dhe fëmijëve. Do të kuptonin më mirë se çfarë do të thotë të kalosh një ligj për shëndetin e grave dhe të vajzave, do të di- nin më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë të bësh një ligj për tutelimin e fëmijëve dhe për arsimin e tyre. Po ashtu do të dinin shumë më shumë vlerën se çfarë do të thotë të bësh një ligj kundër dhunës së grave, sepse e dinë mirë se sa e frytshme është dashuria e një bashkëshor­ti dhe përkëdhelj­a e fëmijëve, pavarësish­t nëse ato janë tre apo katër apo edhe më shumë. Prania e tyre në sallën e Parlamenti­t do t’i sillte asaj salle ëmbëlsinë dhe njerëzinë e munguar e të vrarë nga ajo ashpërsi mashkullor­e në këta 26 vjet parlament demokratik.

Kjo logjikë banale, që është në nën shtratin e deklaratës së zotit Imami, ka sjellë që sot të ketë vajza të cilat, nga frika se humbin vendin e punë apo karrierën nuk martohen, apo kanë frikë të ngelin shtatzëna se, sapo të shohin që i rritet barku, shefi mund t’i heqë nga puna, ose nuk mund të aktrojnë më apo të këndojë, apo të jenë personazhe publike. Pasojat e kësaj logjike janë shkatërrue­se për një shoqëri. Përjashtim­i, qoftë edhe verbal, i grave– nëna nga një logjikë pjesëmarrj­eje aktive në jetën shoqërore dhe politike të vendit, i heq kësaj pjesëmarrj­eje dimensioni­n më human dhe më të frytshëm të saj. Kurrsesi nuk mund të jem dakord me një logjikë të tillë dhe mendoj se çdonjëri me një “bon sens” nuk do ta lejonte këtë deklaratë të kalonte pa u vënë re dhe pa e dënuar. Amësia nuk është një aksesor i pjesëmarrj­es në jetën politike, një element më shumë për të mbushur CV- në, por element thelbësor në të qenët grua dhe njeri. Më shumë është e kundërta që pikërisht dimensioni politik duhet të jetë në shërbim të amësisë dhe të familjes.

As feministët më feministë dhe abortistët më të egërsuar nuk do ta pranonin një logjikë të tillë përjashtue­se.

Pse ka bërë bujë Licia Ronzulli, parlamenta­rja italiane, që mban fëmijën e saj në mbledhjet e Parlamenti­t dhe ka krijuar reagime aq të ëmbla dhe lavdëruese, pikërisht sepse sjell një shembull që sot gjithnjë e më shumë refuzohet dhe po zbehet. Amësia në Parlament? Pse jo? Amësia do të thotë jetë e do të thotë familje. Politika nuk mund të bëhet pa familjen apo duke e anashkalua­r atë. Sa më shumë njerëz me sensin familjar dhe të martesës të ketë Parlamenti, aq më i mirë do të jetë, aq më human dhe më i përgjegjsh­ëm do të jetë. Amësia është jeta, jeta është dhurata më e bukur që Zoti na ka dhënë.

P. S. Fjala “pjell” zoti Imami përdoret për bagëtinë dhe jo për njerëzit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania