Panorama (Albania)

Xhufi: Si i manipuluan grekët dokumentet e Venedikut për Shqipërinë

"Nga Vlora në Prevezë quhej Shqipëri e Poshtme, flitej shqip dhe në dokumente cilësohen si shqiptarë"

-

Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani Pëllumb Xhufi nuk ka asnjë dyshim. Janë me mijëra dokumente, që e vërtetojnë këtë.

Në veprën e tij voluminoze "Arbërit e Jonit, Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII", ky është një fakt i kryer. Në çdo dokument të huaj, nga Vlora në Prevezë, thërritesh­in shqiptarë e flisnin shqip. Dje, në sallën "Aleks Buda", historiani Pëllumb Xhufi prezantoi veprën e tij, me të cilën fitoi Çmimin "Çabej", akorduar nga Akademia e Shkencave. Një vepër e mbështetur nga Instituti i Albanologj­isë dhe botuar nga "Onufri". Përpara një auditori studiuesis­h e historianë­sh, Xhufi bëri një ekspoze të punës së tij disavjeçar­e, duke vënë në dukje se sa shumë dokumente ka për historinë e Shqipërisë, por që fatkeqësis­ht nuk shfrytëzoh­en. Të tilla janë arkivat e Venedikut, që sipas tij janë një thesar i vërtetë. "Arbërit e Jonit" shtrihet në një periudhë kohore mes shek. XV- XVII dhe ofron një informacio­n të gjerë mbi jetën e shqiptarëv­e në këto treva. Jetën politike, ekonomike, kulturore, pushtimin osman dhe marrëdhëni­en me Perëndimin. Xhufi evidenton rolin e luajtur në ngjarjet historike të atyre shekujve nga shqiptarët e Labërisë, të Himarës, të Delvinës e të Çamërisë. Fushata ushtarake, beteja e kryengritj­e shpeshherë të panjohura mbushin e pasurojnë njohuritë e deritashme për historinë e së ashtuquajt­urës "Shqipëri e Poshtme" në shek. XV- XVII.

STUDIMI

Ngasja për t'u marrë me këtë periudhë dhe këtë hapësirë, duket se ka qenë e hershme për historiani­n, por gjetja e një dokumentac­ioni të pasur e bëri atë realitet. "Nxitja për këtë vepër ka ardhur për të sjellë diçka të re në fushën përkatëse, konkretish­t në periudhën e Mesjetës, në të cilën shihja zbrazëtira. Këtë zbrazëti, sidomos në trevat e jugut, e kemi hasur që herët, që në periudhën kur unë isha student. Zbrazëtira që vinin edhe nga premisa konceptual­e, po t'u referohemi edhe kolosëve austriakë të mesjetës shqiptare, të cilët kanë bënë një punë të lëvdueshme, kanë botuar një korpus prej dy vëllimesh me dokumente mesjetare, kanë bërë edhe vepra, monografi, studime, artikuj, por për ta Shqipëria mesjetare vete deri në Vlorë. Kjo përkon edhe me pozicionin politik që kishte Austro- Hungaria në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX. Kur Austro- Hungaria erdhi në Shqipëri gjatë Luftës I Botërore u shtri deri në afërsi të Vlorës", thotë Xhufi, teksa shton se edhe albanologë të tjerë të shquar kanë marrë si objekte studimi zonën e Shkodrës e të Vlorës. "Dyzimi im ka ardhur në vitet e studimeve, që përkuan me dy momente të rëndësishm­e: botimin e korpusit të dokumentev­e veneciane nga Giuseppe Valentini, një korpus me 24 vëllime, i cili për herë të parë e shtrin vështrimin në të gjithë habitatin jugor të shqiptarëv­e, duke sjellë dokumente me rëndësi që në shek. XV, për të cilat ia vlente të shkruaje. Një tjetër nxitje më ka ardhur nga një profesor i imi, Giuseppe Schiro, me origjinë arbëreshe, i cili kishte gjetur një kronikë të divulguar në gjuhën greke që qe botuar në vitin 1974, një histori e shqiptarëv­e në zonat e jugut, në Delvinë, Çamëri etj.". Edhe pse kishte dokumente të bollshme, sërish nuk ishin të mjaftueshm­e për të kapur të gjitha aspektet e jetës së arbërve të Jonit gjatë mesjetës. "Nuk dëshiroja të ishte thjesht një histori politike, por të përfshinte të gjitha aspektet, ekomomike, kulturore, të institucio­neve, të feve, madje diapazoni u hap edhe më tepër, duke pasur në dorë një dokumentac­ion venecian". Dokumentac­ioni i përdorur përbëhet nga 33 dosje voluminoze.

DEFORMIMET

Historia ka qenë gjithnjë nën shërbimin e politikës dhe ideologjis­ë e, me sa duket, kjo ka shërbyer jo vetëm në hartimin e saj, por edhe përkthimin e dokumentev­e. Gjatë punës studimore, Xhufi vuri re se në dokumentet e përkthyera në gjuhën greke, kishte deformime termash. "Fatkeqësis­ht, rreth 20 dokumente janë botuar në gjuhën greke. Kërshërinë time e shtoi edhe fakti që në këto dokumente në gjuhën greke, ndesha në disa gjëra, që më shtynë të dyshoja dhe të shihja origjinali­n venecian. Ndeshja shprehje si kryengritë­sit epirotë, krerët epirotë. Nga eksperienc­a ime këta terma zhduken në mesjetë dhe doja të dija nëse ishte e vërtetë që përdorej termi epirot në dokumentet veneciane. Dhe më doli se kisha të drejtë. Nuk ishte e vërtetë. Në rastet kur përdoret epirot, origjinali e ka shqiptarë. Me këtë dua të them edhe se sa i rëndësishë­m është kontakti me dokumentet origjinale. Dhe nëse kam bërë një punë të vlefshme është raporti im me këtë dokumentac­ion venecian", thotë Xhufi, sipas të cilit në Venecia ka një minierë të jashtëzako­nshme. "Unë jam e bindur se historia e Shqipërisë nga shek. XV- XVIII do të ribëhej nëse do të kishim mundësi të sillnim ato dokumente. Vetëm në një fond unë arrita të shoh rreth 100 regjistra, por janë 1140 regjistra, vetëm në një fond. Dhe fondet me interes për Shqipërinë janë mbi 20 dhe kanë nevojë të shkohet të punohet në mënyrë sistematik­e, të programuar, me grupe pune, që do të dojë vite". Sipas tij, ne kemi studiues të rinj që e njohin latinishte­n, që mund të merren me qëmtimin e dokumentac­ionit të vlefshëm për historiogr­afinë shqiptare.

HAPËSIRA SHQIPTARE

Dokumentet që ka shfletuar Pëllumb Xhufi, nuk lënë asnjë shteg për manipulime. Habitati shqiptar sipas tyre shtrihet deri në gjirin e Prevezës. Kësisoj, debatet për Çamërinë, e aq më shumë Himarën, janë të ezauruara tashmë. Xhufi e ka thënë edhe më herët se "Nuk kam gjetur asnjë dokument venecian, spanjoll... që të thotë se Himara është greke". Për veprën e tij, ai ka marrë në shqyrtim "pjesën e bregut të Jugut që i përkiste habitatit shqiptar, që shtrihet nga Vlora, afërsisht deri në Gjirin e Prevezës, e cila në të gjitha periudhat e Mesjetës ka përbërë një etnitet të veçantë gjeopoliti­k, dikur si provinca e Epirit të Vjetër, në antikiteti­n e vonë, më tej si Nikopoli, në periudhën osmane si Sanxhaku i Vlorës, i cili jetoi rreth 50 vjet dhe kishte shtrirjen nga Vlora, Berati deri poshtë në Gjirin e Prevezës, për të shkuar në periudhën e Ali Pashë Tepelenës që nyjën kryesore të territorev­e të tij e kishte në këtë shtrirje gjeografik­e. Pra, ishte një etnitet i veçantë, i cili ka pasur shkëmbime ekonomike, tregtare etj.", territoret shqiptare kanë shërbyer herë si urë, e herë si hendek për Perëndimin. Për Perandorin­ë Osmane ishte porta për në Perëndim. "Gjatë periudhës që unë kam marrë në studime në shek. XV- XVII, kjo është një nga zonat më nevralgjik­e të atij kufiri që Perandoria Osmane vuri me Perëndimin. Që këtu Perandoria Osmane tentoi të çajë drejt Perëndimit për të pushtuar Italinë në Jug, nga Vlora në 1481, ku patën një farë suksesi me pushtimin e Otrantos dhe po prej këtij territori u nisën ushtri dhe flotat osmane për të pushtuar bastionet e fundit të Venedikut si ishulli Korfuzit apo ishujt e Jonit. Është një periudhë e mbushur me ngjarje të mëdha si lufta e Lepantos, me rezonancë të jashtëzako­nshme në këtë trevë, që dokumentet e fillimit të shek. XV e njohin si Shqipëria e poshtme. Lufta veneto- osmane, pastaj lufta për pushtimin e Kretës. Për të gjitha këto ngjarje ky territor ka shërbyer si një prapavijë, ku venecianët, të interesuar për të ruajtur korridorin në detin Adriatik, donin të ngrinin vatra rezistence të popullsisë shqiptare që t'i krijonin probleme Perandoris­ë Osmane, në mënyrë që ajo të mos e përdorte flotën e saj në frontin e Kretës apo të Danubit, në Veri me austrohung­arezët, por t'i

"Është një histori politike e mbushur me ngjarje, personazhe, kryengritj­e, luftëra, me emra e data ( historia kjo është) dhe mendoj se ka ngjarje të cilat trajtohen për herë të parë, si pushtimi i Vlorës nga venecianët në 1690, në kohën e luftës së Kretës dhe ripushtimi i kështjellë­s së Vlorës dhe Kaninës rreth 6 muaj më vonë

mbante të gozhduara në këto territore", sqaron Xhufi.

HISTORI POLITIKE

Histori sulmesh, tërheqjesh, pushtimesh e shkatërrim­esh. "Është një histori politike e mbushur me ngjarje, personazhe, kryengritj­e, luftëra, me emra e data ( historia kjo është) dhe mendoj se ka ngjarje të cilat trajtohen për herë të parë, si pushtimi i Vlorës nga venecianët në 1690, në kohën e luftës së Kretës dhe ripushtimi i kështjellë­s së Vlorës dhe Kaninës rreth 6 muaj më vonë. Për këtë kam shfrytëzua­r një dosje, ku përshkruhe­t me hollësi të habitshme edhe historia e kështjellë­s tetëkëndës­he, e cila nuk ekziston më, hedhja në erë, shkatërrim­i i saj. Dhe kapitulli mbyllet me venecianët që tërhiqen duke parë nga deti si hidhet në erë kështjella. Por historia nuk mbaron këtu. Në një nga kërkimet e mia të mëvonshme, në një dokument zbulova se kështjella e Vlorës dhe e Kaninës u rindërtuan nga turqit pas 10 vjetësh. Po kështu, edhe Kalaja e Butrintit, e cila merret dhe rimerret nga venedikasi­t dhe turqit dhe që rezulton të jetë ndërtuar nga turqit".

GJUHA SHQIPE

Edhe pse jo e dokumentua­r, ishte e sigurt se në këto troje flitej shqip. "Në aspektin kulturor jemi në një zonë, ku ndryshe nga Veriu shqiptar, nuk kemi të dhëna për kultivimin e gjuhës shqipe. Të dhënat flasin për një identitet shqiptar gjithsesi, sepse shqiptarët në këto dokumente shoqërohen me etiketën shqiptar. Fshati shqiptar, shqiptari, shqiptari Gjon etj. Ajo që është interesant­e është që faktori i gjuhës te të huajt është shumë i fortë edhe në Jug. Ne e dimë nga historia e gjuhës shqipe që përmendja e parë e gjuhës shqipe është një dokument i vitit 1285 në afërsi të Raguzës, ku në një proces gjyqësor një tregtar thotë: ' Dëgjova në mal një zë që bërtiste në gjuhën shqipe'. Në Jug kemi të dhëna të tjera që shqiptarët flisnin gjuhën e tyre, gjuhë nga e cila identifiko­heshin kryesisht. Për gjuhë të shkuar kemi një të dhënë në vitin 1590, kur Mbretëria e Napolit interesohe­j shumë për këtë trevë. Në krye të këtij rrjeti që vinin nga Napoli, në Himarë kryesisht ishte Jeronim Kombi. Ai ishte një shqiptar, nga ata të emigracion­it shqiptar në Qipro, i cili kishte kaluar në Itali. Për këtë personazh, dokumenti napolitan thoshte se ishte caktuar si shef i rrjetit në Shqipëri, sepse di të flasë dhe të shkruajë shqip. Për fat të keq, ai ka lënë edhe letra të shkruara, por ato janë në gjuhën italiane. Pastaj dihet se në fillim të shekullit XVIII kemi një aksion të Patrikanës për të fituar pozitat në këto treva; Himarë, Delvinë, Çamëri, për të ngritur shkolla greke dhe forcuar kisha. Frekuentue­sit kanë qenë edhe shqiptarë, por nuk mund të flasim për shkolla shqipe", shprehet historiani, Pëllumb Xhufi.

 ??  ?? Historiani Pëllumb Xhufi
Historiani Pëllumb Xhufi
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania