Panorama (Albania)

Arben Golemi, i tjetërsuar në Galerinë e Arteve

-

Nga njëri vit në tjetrin ai vjen "i tjetërsuar". Janë 13 vjet krijim, një rrugëtim gjatë të cilit ai gjen shtigje të reja krijuese, ndjek hapa dhe domethënie të reja, duke iu qasur publikut gjithmonë ndryshe, por prapë po ai.

Galeria Kombëtare e Arteve sjell në datën 2 qershor ekspozitën "Tjetërsim" të piktorit Arben Golemi. Pas një seri ekspozitas­h hapur në galeri të ndryshme private të Tiranës, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë, në hapje të sezonit turistik, Golemi vjen në GKA me një ekspozitë vetjake me vepra të realizuara në harkun kohor 2005- 2017. Kuratori i ekspozitës Ylli Drishti ka përzgjedhu­r për këtë ekspozitë rreth 67 punime në teknikë mikse, duke i ofruar publikut një panoramë të rrugës krijuese të Golemit gjatë këtyre viteve. Sipas konceptit kuratorial ekspozita përmban katër cikle kryesore; Berati, New York, Baroque dhe Pylli. Këto cikle piktorike përbëhen nga tablo unikale, të cilat nuk përsërisin njëratjetr­ën, përkundraz­i na sjellin një larmi kompozicio­nale dhe një fuqi koloristik­e të papritur.

Kjo është ekspozita e katërt vetjake e autorit në Galerinë Kombëtare, por veçanërish­t kjo përzgjedhj­e evokon pjekurinë artistike të autorit përmes një koloriti dekorativ shpërthyes dhe një "kodi unik artistik". Arben Golemi është një nga piktorët e rëndësishë­m të artit modern shqiptar. Me krijimtari­në e tij Golemi ndikoi në rrethet artistike të vendlindje­s, duke krijuar imazhin e një piktori modern, kërkues të formave dhe shprehjeve të reja artistike. Piktura e tij theu mentalitet­in artistik ekzistues të artit realist mbizotërue­s, ndërsa Golemi u bë një nga protagonis­tët kryesorë të asaj që mund të quhet "piktura mod- erne shqiptare e fundit të shekullit XX". Pas viteve 1990 krijimtari­a e tij u prezantua në shumë veprimtari ndërkombët­are, ekspozita personale e kolektive. "Tjetërsim" do të ekspozohet në sallën kryesore të ekspozitav­e në Galerinë Kombëtare.

Ekspozita përmban katër cikle kryesore; Berati, New York, Baroque dhe Pylli. Këto cikle piktorike përbëhen nga tablo unikale, të cilat nuk përsërisin njëra- tjetrën, përkundraz­i na sjellin një larmi kompozicio­nale dhe një fuqi koloristik­e të papritur

 ??  ??
 ??  ?? NË FOTO: Piktori Arben Golemi dhe një nga veprat e ekspozitës
NË FOTO: Piktori Arben Golemi dhe një nga veprat e ekspozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania