Panorama (Albania)

Oleg Arapi bashkon Montegë e Kapuletë në koncert

-

Montegët dhe Kapuletët do të ngjiten në skenën e Universite­tit të Arteve, por kësaj here përmes muzikës. Vepra e kompozitor­it Sergei Prokofiev vjen për publikun nga Orkestra Simfonike e RTSH- së në mbrëmjen e 2 qershorit në skenën e Universite­tit të Arteve. Do të luhen disa nga veprat më të bukura të kompozitor­it rus si: "Symphony No. 1 Opus 25 Classical", koncerti për piano No. 3 in C major, Op. 26, "Romeo and Juliet" Opus 64 ( three excerpts), "Masks", "Friar Laurence" si dhe "Dance of the Knights: Montagues and Capulets". Ky koncert vijon aktiviteti­n artistik të orkestrës së RTSHsë, me koncerte me vepra të zgjedhura nga autorë të njohur botërorë dhe shqiptarë, koncerte që kanë angazhuar artistë të njohur dhe dirigjentë të vlerësuar shqiptarë dhe të huaj. Koncerti i 2 qershorit vjen nën drejtimin e dirigjenti­t të njohur Oleg Arapi dhe solist në piano Shkëlzen Baftiari. Në shkurt të këtij viti dirigjenti Arapi ka qenë anëtar jurie në Konkursin Internacio­nal të Pianistëve në Valleta të Maltës. Në vijim të aktiviteti­t të tij, më 25 mars, ka dirigjuar koncert në Festivalin Internacio­nal të Muzikës "Belt& Road" në Shenzhen, të Kinës. Dr. Oleg Arapi ka dirigjuar koncerte me solistë shqiptarë dhe të huaj, me vepra të kompozitor­ëve shqiptarë dhe të huaj. Krahas aktivizimi­t në stinën koncertore me Orkestrën Simfonike të RTSH- së, ka drejtuar me formacione të ndryshme orkestrale në Avellino, Napoli, Salerno, Brindisi, Dibër të Madhe, Strugë, Prizren, Prishtinë, Sarajevë, në Katedralen Angleze dhe Qendrën Ndërkombët­are të Muzikës në Moskë, në Kapelen Perandorak­e në Shën- Petersburg. Si dirigjent i ftuar ka dirigjuar koncerte me Orkestra Filarmonik­e në Poloni 4 koncerte, në Moskë 2 koncerte, në Ukrainë, në Ekuador 2 koncerte me Orkestrën Nacionale në Kryeqyteti­n Quito, në Pragë, si dhe Shenzhen, Kinë. Repertori i dirigjenti­t përfshin veprat më të mira të kompozitor­ëve shqiptarë dhe atyre të huaj dhe në skenë ka vënë dhe premierën botërore të operës "La cartomante" të kompozitor­it italian Salvatore Valente. Jep mësim në Universite­tin e Arteve në Fakultetin e Muzikës.

 ??  ?? Dirigjenti Oleg Arapi
Dirigjenti Oleg Arapi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania