Panorama (Albania)

GRUMBULLIM­I NË LUKSEMBURG

-

Tekniku i kuqezinjve tregon për mediat pranë "tio. ch" se e ka mbajtur fjalën me Shqipërinë. "Jam ndier i përfshirë në projektin me Shqipërinë. Ka qenë projekt i vlefshëm. Kam pasur mundësinë të rindërtoj ekipin kombëtar dhe ka qenë diçka entuziazmu­ese. Gjatë kësaj periudhe kam refuzuar Kombëtarja do të grumbulloh­et në Luksemburg për miqësoren e radhës që do të luhet më 4 qershor. Trajneri i Kombëtares ka vendosur që të gjithë futbollist­ët e thërritur do të grumbulloh­en pikërisht në shtetin ku edhe do të luhet takimi miqësor. Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen testuese më 4 qershor dhe më 11 të këtij muaji do të udhëtojnë në Izrael për t'u përballur në takimin e vlefshëm për kualifikue­set e Botërorit "Rusi 2018". Pas Luksemburg­ut, Shqipëria do të vijojë grumbullim­in në Turqi, ku do të qëndrojë pranë kompleksit stërvitor që përdoret nga Kombëtarja e Turqisë. shumë oferta për të qëndruar atje. Kam qëndruar sepse projekti ka qenë interesant dhe jam një prej atyre njerëzve që e mbajnë fjalën e dhënë", është shprehur tekniku i Kombëtares.

VAZHDIMËSI­A

Ai ka deklaruar se një trajner që merr kënaqësi në një ekip dhe garanci për pranimin nga drejtuesit e skuadrës, atëherë bën mirë që të qëndrojë. "Tramexani te Lugano? Nëse teknikun e duan në ekip, nëse merr garanci se ka besimin e drejtuesve dhe nëse klubi i ofron një projekt për të ardhmen, atëherë sigurisht që duhet të shtyjë qëndrimin në të. Në të kundërt, kur një teknik merr një ofertë cilësore nga skuadra me emër dhe oferta është diçka e vlefshme, atëherë bën mirë që t'i përgjigjet asaj dhe të ndryshojë ambient", është shprehur De Biazi. Tekniku i Kombëtares shqiptare është në kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në mbyllje të këtyre kualifikue­seve, mirëpo deri në këtë fazë, ku ka mbaruar gjysma e ndeshjeve për t'u luajtur, nuk ka asnjë sinjal për të shtyrë bashkëpuni­min edhe në të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania