Panorama (Albania)

Duka: Tiranës i duhet terapi, titullin nuk e vendosi federata

-

Presidenti i FSHF- së, Armand Duka, në një bashkëbise­dim me mediat në lidhje me sezonin që lamë pas u ndal të komentojë disa çështje të rëndësishm­e të futbollit shqiptar. Ai preku disa nga temat më të nxehta dhe nuk ngurroi të replikonte ashpër edhe me kritikët e tij të përhershëm si Starova, Demi dhe Sinan Idrizi.

ÇËSHTJA "SKËNDERBEU"

"Skënderbeu është analizuar dhe pezulluar nga UEFA për pjesëmarrj­e në Kupat e Europës. Këtë dënim e apeloi dhe shkoi në KAS. Kam thënë që qëndrimi i KAS- it ishte i njëjtë me UEFA- n dhe për një çështje të mbyllur në KAS nuk ka të drejtë njeri ta diskutojë. Pasi lexuam arsyetimin e vendimit të plotë, KAS- i i lë shteg hapjes së çështjeve disiplinor­e. Dënimi i parë nuk është disiplinor. Ka diçka të rëndësishm­e në këtë çështje, sepse ndodh për herë të parë në Europë dhe në botë. Gjithë bota merr raportet që vijnë nga monitorimi i tregut të basteve. Kur përqindja më e madhe e tyre është e suksesshme, atëherë kjo ndeshje konsideroh­et e dyshuar, ose shumë e dyshuar apo manipuluar. Sipas Komisionev­e të Disiplinës, nga sot e tutje, përderisa KAS- i i pranoi këto raporte, atëherë ato do të konsideroh­en prova edhe në të ardhmen, por kjo është çështje juridike. Përderisa ka ndeshje të kampionati­t shqiptar në raport, po heton Etika për ta zbardhur. Se cili do të jetë vendimi nuk e di. Bëhet fjalë për kampionate të shkuara. Nuk është vetëm Skënderbeu, janë të gjitha skuadrat me të njëjtat raporte. Komisioni i Etikës mblidhet sot, ndoshta del me vendim ose jo. Në UEFA deri më sot nuk ka filluar një çështje disiplinor­e, por në çdo kohë ata kanë të drejtë ta fillojnë".

PËR GJYQTARËT

"Unë nuk besoj se ky edicion apo ai më parë ka pasur gabime më shumë apo më pak. Nëse ka penalizuar më shumë apo më pak, nuk di të them. Nëse marrim më të diskutuarë­n, në radhë të parë duhet të mësohemi ta pranojmë fituesin, ta urojmë, nëse e pranojmë ne si aktorë, do të rritim interesin për atë garë dhe për ta fituar. Jo për të fshehur gabimet tona, apo tentativën e pakufijtë për të marrë diçka nga gara.

Këto janë gabime arbitrare. E di që do të hapë diskutime, por një javë më parë, gabimet arbitrare në Skënderbeu- Tirana e penalizuan shumë Tiranën. Sa i përket mundësisë së favorizimi­t të një skuadre nga FSHF- ja, kjo nuk vlen fare. Është hipotezë zero. E them këtë sepse jam i sigurt që gjyqtarët nuk kanë qenë vendimtarë në ecurinë e garës".

TIRANA NË KATEGORINË E PARË...

"Më vjen shumë keq si president i FSHF- së, do të më vinte edhe po të mos isha president sepse bëhet fjalë për një klub me shumë histori, por nuk e quaj dramë. Tirana mund të riorganizo­het dhe të rikthehet siç u rikthye Partizani, që për më tepër ra deri në Kategorinë e Dytë dhe sot është pretendent për titull. Përveç keqardhjes, nuk ndiej as më të voglën përgjegjës­i. Atë e ka klubi dhe futbollist­ët për rezultatet që kanë marrë në fushë, nuk mund të bëjmë gjë për Tiranën sepse s'ia fitojmë dot ne ndeshjet. Mund të ndodhte që të binte Vllaznia dhe do të ishte njësoj. Tirana të bëjë terapi vetë, të organizohe­t sepse dihen problemet që kanë. Kam besim se presidenti Halili do dijë ta rikthejë në nivele të larta. Një vit do kalojë shpejt dhe uroj që Tirana të rikthehet si Partizani, Juventusi apo Zyrihu". Ndryshimi i skemës së Superiores "Skemë më të mirë se kjo nuk ka, sepse të gjitha ekipet ishin në garë deri në javën e fundit apo të parafundit. Kjo skemë i ka eliminuar maksimalis­ht aleancat, ndaj nuk kemi pse ta ndryshojmë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania