Panorama (Albania)

Tirana sfidon Skënderbeu­n për… Europën

-

Bardheblut­ë kanë mësuar verdiktin historik që do të luajnë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm, ndërkohë që sot do të zbresin në fushë për të synuar trofe. Përballë do të jetë Skënderbeu, i cili do të tentojë të fitojë të vetmin titull që i mungon në palmares. Në ndeshjen që do të startojë në orën 21: 00 në stadiumin "Elbasan Arena" ka pezull edhe një vend për të luajtur në Kupat e Europës ( në rast se Kupa fitohet nga Skënderbeu).

- Mirel Josa i zuri vendin Ilir Dajës në pankinën e Tiranës dhe koha duket se i dha të drejtë trajnerit që aktualisht drejton Skënderbeu­n. Bardheblut­ë zbritën për herë të parë nga Kategoria Superiore, në një kohë që u drejtuan për tri faza nga trajneri më i suksesshëm shqiptar, pikërisht Josa. Ky i fundit vinte pas katër titujve radhazi me Skënderbeu­n, ndër-

Trajerët

sa tashmë kur kanë kaluar vetëm katër ditë nga goditja e madhe që bardheblut­ë morën në kampionat, Josa do të sfidojë Skënderbeu­n e Dajës në një takim ku korçarët shihen si superfavor­itë. Në dy ndeshjet për kampionat që trajnerët janë përballur, bilanci është një barazim 2- 2 në Tiranë dhe një fitore 1- 0 e Skënderbeu­t.

- Skënderbeu rikthehet pas pesë vitesh në finalen e Kupës së Shqipërisë. Si për koincidenc­ë gjen sërish Tiranën, me të cilën ka diskutuar finalen e fundit më 12 maj të vitit 2012. Kjo është hera e pestë që korçarët janë në finale dhe ndoshta do të jetë "pesa" e duhur për të bërë të vetin trofeun e Kupës së Shqipërisë për herë të parë. Në katër finalet e kaluara bardhekuqt­ë kanë dështuar dhe tashmë janë në sezonin ideal.

Historia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania