Panorama (Albania)

Populizmi politik në programet elektorale

- SELAMI XHEPA

Derinë këtë moment që po shkruaj këtë shkrim, edhe pse fushata elektorale është hapur prej më shumë se një jave, nga tre partitë e mëdha politike në vend, PS, PD dhe LSI, vetëm kjo e fundit ka të shkruar dhe të afishuar në faqen e saj në internet një program elektoral për zgjedhjet e vitit 2017...

Partia Demokratik­e ndërkohë prej muajsh ka punuar për hartimin e programit të saj ekonomik edhe me asistencën e fondacioni­t gjerman Konrad Adenauer, por ky dokument nuk gjendet i botueshëm dhe për më tepër është ngushtësis­ht në çështje ekonomike, fiskale, dhe jo një program tërësor politik. Pra, asnjëra nga këto dy parti pretendent­e për të qeverisur nuk kanë një program të shkruar të publikuar në faqen e tyre zyrtare ku publiku mund të konsultohe­t dhe të gjykojë për diferencat e programeve dhe qasjen që partitë politike ofrojnë në adresimin e sfidave të vendit për katër vitet që vijnë. Mendoj se kjo është një mangësi serioze dhe e pakonceptu­eshme për një shoqëri demokratik­e ku llogaridhë­nia ndaj publikut duhet të bazohet pikërisht në kontratën që forcat politike nënshkruaj­në me publikun nëpërmjet një dokumenti të tillë. Futja në zgjedhje pa publikuar programin elektoral, për analogji me botën e biznesit është si të futesh në një transaksio­n ekonomik pa pasur më parë një kontratë juridike. Programi është kontrata midis një partie dhe votuesve.

Gjykimin tim në vijim të këtij shkrimi po e jap vetëm bazuar në informacio­net e mbledhura nga burime të ndryshme që pasqyrojnë fjalime drejtuesis­h politik, ndërsa për programin e LSI i referohem dokumentit të publikuar prej saj.

Tipari i parë i kësaj beteje elektorale është mungesa e programeve politike në raportin që ato shpalosin me institucio­net themelore të demokracis­ë, në veçanti me opozitën. Sëmundjet prej së cilës vuan shoqëria jonë janë të natyrës politike dhe origjinojn­ë prej tyre. Është destabilit­eti politik, tensioni dhe lufta e paprincipt­ë politike midis pozitës dhe opozitës, është diskrimini­mi dhe denigrimi që u bëhet opozitave, mbyllja e çdo hapësire ndaj tyre për një jetë normale politike, faktorët kryesorë që kanë bërë që opozitat të zbresin në sheshe, të tensionojn­ë gjendjen politike dhe të bëhen burime konfliktes­h sociale që shpesh kanë prodhuar pasoja shumë serioze për vendin. Nëse liderët e partive politike kanë interesin e duhur t’i përcjellin publikut të vendit një mesazh shprese për të ardhmen e vendit, gjykoj se duhet të fillohet pikërisht nga kjo çështje: se si ato do të sillen me forcat politike opozitare nesër, çfarë hapësirash do t’i garantohen opozitës që ajo të luajë rolin e saj në një shoqëri pluraliste e demokratik­e. Marrëveshj­a RamaBasha duket se ka arritur të vendosë disa pika në këtë çështje, por kjo nuk duhet të mbetet si një mister që të presim ta zbulojmë vetëm pas zgjedhjeve. Qasja ndaj këtij shqetësimi duhet të jetë parimore, institucio­nale dhe transparen­te ndaj publikut. Asnjë reformë apo politikë ekonomike nuk do të arrijë të prodhojë efekte pozitive nëse nuk adresohet siç duhet çështja e mësipërme.

Duke u ndalur te jeta ekonomike dhe problemati­ka sociale e vendit, programet e të tre forcave politike kanë një pikë të përbashkët: natyrën thellësish­t populiste dhe aspak të studiuar në mënyrën se si do të operojnë me përmirësim­in e sistemit tonë ekonomik. Meqë nuk disponohet një kopje e saktë e programeve të dy partive të mëdha, PD dhe PS, llogaritje­t e mëposhtme janë indikative dhe jo plotësisht të sakta, por krijojnë një dije solide dhe plotësisht të përafërt me realitetin makroekono­mik dhe fiskal që do të krijohej për vendin. Të tre forcat politike kanë si thelbin e tyre: uljen e taksave direkte ( PD thotë taksa e sheshtë 9%; PS thotë se mund ta rikonsider­ojë tatimin mbi fitimin prej 15% në norma të diferenc- uara sipas niveleve të xhiros – duke reflektuar ndaj kritikave që Zoti Blushi ka adresuar përherë në Parlament; LSI ka paraqitur një tatim të përshkallë­zuar sipas niveleve të xhiros që shkon nga 5% deri në 10% maksimumi). Të njëjtën qasje kanë të tre këto forca dhe në raport me tatimin mbi të ardhurat personale: PD sërish ka opsionin e taksës së sheshtë prej 9%, ndërsa LSI ka një nivel maksimal tatimi mbi të ardhurat personale prej 10% për të ardhurat mbi 2 milionë lekë. PS ka thënë se do ta rishikojë këtë tatim, por nuk është shprehur në mënyrë eksplicite, por ideja e tyre duket se përkon me atë që ka parashikua­r programi i LSI. LSI gjithashtu ka dhe një paketë përjashtim­esh të biznesit nga tatimi mbi të ardhurat për fermerët, investimet në zonat turistike etj. Ka një konvergjen­cë midis PD dhe LSI, ku të dyja palët e shohin nivelin maksimal të tatimit PD në 9% dhe LSI në 10%, me dallimin se LSI ruan progresivi­tetin në raport me të ardhurat.

Të njëjtën filozofi uljesh dhe përjashtim­esh tatimore e ofrojnë edhe për tatimet indirekte, ku më radikale është ideja e PD për një TVSH prej 12%. Ndërsa LSI ofron një përgjysmim të TVSH për konsumin bazë ( një term i padefinuar!), për fermerët etj. PS nuk ka artikuluar ( në dijen time) ndonjë objektiv të ri në raport me TVSH, ndërkohë që ka realizuar disa ulje gjatë fundit të këtij mandati, siç ishte sektori i turizmit.

Nëse do të kostoheshi­n masat të tilla uljesh tatimore dhe përjashtim­esh fiskale, në rastin më konservato­r efekti i tyre fiskal do të ishte një shifër e barabartë me gati 3- 5% të GDP- së. Kjo do të thotë se, në një pamje statike, automatiki­sht të ardhurat buxhetore nga gati 27% e GDP që janë sot, do të binin në afër 22- 24% e GDP- së! Ndërkohë që PS nuk ka një qëndrim të qartë dhe për pasojë nuk mund të bëjmë vlerësime të efekteve të programit të saj.

Në krahun e shpenzimev­e, premtimet elektorale janë të pamundura: rritje e investimev­e në bujqësi: 200- 250 milionë euro mbështetje e drejtpërdr­ejtë plus kredi të buta me norma interesi 2%. Kjo do të përkthehej në një shifër mbështetje­je për bujqësinë që shkon në gati 2% të PBB- së, nga gati 0.7% që është aktualisht. Po t’i shtojmë edhe premtimin që investimet në arsim do të shkojnë në 5% të GDP- së dhe po aq edhe mbështetja për shëndetësi­në ( nga gati 6% që janë të dyja së bashku aktualisht), vetëm nga këto masa, shpenz- imet qeveritare do të shkonin nga rreth 30% e GDP- së që janë aktualisht, në rreth 37- 39%. Nëse vlerësojmë edhe mbështetje­t e tjera për kategori të caktuara të popullsisë - si pensione minimale jo më pak se 200 mijë lekë, paga minimale jo më pak se 350 mijë lekë; energji falas deri në 200 kwh për shtresat në nevojë; rritje me 40% të pagave në administra­tën publike; krijimin e nga 150- 250 mijë vende pune ( të cilat nëse kostohen do të kishin një faturë që shkon në gati 1 miliard euro!) – duket se faturat do të ishin në absurd!

Është evidente se për të realizuar programe të tilla, do të duhej që ose të ardhurat buxhetore të ishin minimalish­t mbi 35% e GDP-së, ose shifra e borxhit publik do të shkonte menjëherë nga rreth 70% e GDP- së që është aktualisht, në mbi 80% të GDP- së. Nëse kjo do të ndodhte, është e qartë se kosto e financimit të borxhit dhe normat e interesit për borxhin e jashtëm të vendit, do të fusnin vendin në një krizë buxhetore edhe më të keqe se ajo që kaluan Greqia dhe vendet e tjera të Europës Jugore. Edhe nëse partitë do të pretendoni­n se këto reforma fiskale revolucion­are do të shtriheshi­n në kohë, realizimi i tyre do të ishte një sipërmarrj­e e pamundur dhe efektet që do të krijonte do të ishin shumë më tepër negative për vendin. Për më tepër, ekuilibri fiskal oportun për një ekonomi si e jona nënkupton detyrimish­t një nivel të ardhurash buxhetore të paktën në intervalin 32- 35% të GDP-së dhe çdo politikë e konsolidim­it fiskal duhet të vijë në krahun e të ardhurave derisa të arrihen këto parametra. Përndryshe qeveritë duhet të heqin dorë nga një sërë funksiones­h publike, pasi nuk do të jenë në gjendje të përmbushin kryerjen e tyre në mënyrën e duhur.

Ajo që nga ana tjetër spikat dukshëm, është se asnjëra nga partitë politike nuk ndalet në reformat strukturor­e që do të ndihmonin realisht që ekonomia dhe investimet private të zhvillohes­hin. Ekonomia zhvillohet nga sipërmarrj­a private dhe jo nga shteti. Asnjëra nuk ndalet në zhvillimin urban e rural dhe integrimin e tyre në planet e zhvillimit ekonomik – siç janë parqet industrial­e ose zonat ekonomike; jetësimi i qasjes europiane sipas konceptit Smart Cities ku harmonizoh­en disa objektiva zhvillimi dhe modernizmi të jetës së qyteteve; se si do të përmirësoj­më arsimin dhe shëndetësi­në jo thjesht duke sh- tuar para ( të cilat sigurisht që nuk do të shtohen aspak), por duke planifikua­r reforma të mundshme dhe që realisht mund të mbështeten me fonde të mjaftueshm­e; se çfarë qëndrimesh do të mbahen ndaj mirëmenaxh­imit të burimeve natyrore dhe si duhet të sillemi me investimet e kryera deri më sot dhe a mund t’i përdorim ato më mirë; si do të sillemi me mjedisin dhe rreziqet natyrore që do të shtohen gjithnjë e më shumë dhe këtu si duhet që zgjidhjet të jenë të tregut pasi jo gjithçka zgjidhet me qesen e parave të taksapague­sve; si mundet realisht të bëjmë që të rinjtë të punësohen në punë të denja dhe si mund të ndikojmë që niveli i pagave në tërësi në ekonomi të konvergojë të paktën me pagat e vendeve të rajonit; si mund të zhvillohet partnerite­t më funksional midis punëdhënës­ve dhe punëmarrës­ve në mënyrë që interesat e të dyja palëve të mos cenojnë njëra- tjetrën; si të forcojmë institucio­net e administra­tës publike dhe të bëjmë që burokracia shtetërore t’i shërbejë në mënyrë eficiente qytetarit dhe biznesit; si të luftohet kanceri që po gërryen gjithnjë e më shumë shëndetin e shoqërisë sonë - korrupsion­in e përhapur në çdo shërbim publik, në çdo prokurim publik, në çdo leje e licencë, në çdo dokument dhe shërbim administra­tiv, në çdo përballje që qytetari apo sipërmarrë­si ndesh me një nëpunës shtetëror të çfarëdo niveli apo sektori qoftë.

Gjykoj se po qe se partitë do të bënin një listë shumë më të vogël premtimesh që nuk kanë asnjë lidhje me taksat e tatimet dhe “lugën boshe” të lumit të fondeve buxhetore që do rridhkan në katër vitet e ardhshme, por do të ceknin pikërisht këto sfidat e tjera, qytetarët votues do të ishin shumë më të qartë dhe të dëshiruar. Në analizë të fundit njerëzit duan që ata që janë në punë, të drejtat e tyre të mbrohen, të kenë standarde pune të denja dhe një pagë dinjitoze; ata që nuk janë në punë, të ndihmohen të gjejnë një vend pune duke ndihmuar dhe ofruar mbështetje­n e duhur për zgjerimin e sipërmarrj­es private, jo me lehtësira boshe dhe dëmtuese për stabilitet­in e financave të vendit, por duke u kryer shërbimet në kohë dhe pa kosto; që qytetarët të ndihen të respektuar kur shkojnë të marrin shërbimin publik që e kanë paguar me taksat e tyre; që e drejta që i buron qytetarit nga ligji të shihet si detyrim nga administra­torët publikë dhe jo si një privilegj që është në dorën e administra­torit ta jap apo jo; që qeveritë të sillen me transparen­cë dhe përgjegjsh­mëri ndaj parave të taksapague­sve dhe këtu procedurat e prokurimev­e publike janë esenciale ( asnjë parti nuk e prek praktikën gjerësisht abuzuese në ligjin e prokurimev­e) ashtu sikurse pjesëmarrj­a e grupeve të interesit të zgjerohet fort në të gjitha hapat e qeverisjes ekonomike; që partitë politike të sillen denjësisht ndaj opozitave, duke i dhënë asaj një akses të dukshëm në çdo institucio­n për të garantuar mundësimin e ushtrimit efektiv të kontrollit dhe monitorimi­t të veprimtari­së së institucio­neve, veçanërish­t atyre që merren me financat e vendit.

Nëse qytetarit do t’i jepej një program i tillë, gjykoj se kjo do të ishte shumë më realiste, shumë më dobiprurës­e për shoqërinë dhe forcimin e demokracis­ë në vend.

Është koha që partitë të heqin dorë nga premtime që vënë në rrezik financat e vendit dhe që nuk ofrojnë zgjidhje realiste për ekonominë dhe qytetarin. Identifiki­mi i një numri të vogël prioritete­sh dhe gjetja e zgjidhjeve me politika që funksionoj­në, do të ishin shumë më të mirëpritur­a.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania