Panorama (Albania)

Dokumentet sekrete për Sadik Premten, Enver Hoxha: Të ndiqet e të sulmohet

Mehmet Shehu: Fraksioni tradhtar i Xhepit na pati minuar organizatë­n e na pati katandisur në ditë të hallit

-

Në vitin 1943, Enver Hoxha do të urdhëronte që Sadik Premten ta ndiqnin e ta luftonin, jo vetëm me fjalë, ndërsa pesë vjet më vonë, në Plenumin e Tetë të PKSH ai u konsiderua si "agjent i imperializ­mit amerikan" në Shqipëri. Lufta ishte hapur prej kohësh dhe ajo vazhdoi edhe gjatë kohës kur Sadik Premtja jetonte në mërgim, në Francë. Sadik Premtja ishte një nga komunistët e orëve të para, themelues u Grupit Komunist të të Rinjve, që bashkë me grupin e Korçës e atë të Shkodrës, pavarësish­t përplasjev­e, krijuan Partinë Komuniste. Sadik Premtja ishte një element i spikatur, ishte orator dhe bindës, ndaj edhe pseudonimi i tij ishte "Xhepi". Sipas bashkëkohë­sve, ai ishte i aftë t'i bënte njerëzit për vete, pra "t'i fuste në xhep". E tregojnë idealist, ndaj edhe shumë shpejt do të kthehej në opozitar brenda partisë. Krerët më të lartë të partisë ishin të shqetësuar për të. Kjo duket në letrat që i dërgojnë njëri- tjetrit gjatë viteve të luftës, ku emri i "Xhepit" do të ishte kudo i pranishëm. Vetë Enver Hoxha ishte i shqetësuar për të, duke i shpallur luftë të hapur. Ndërsa në Plenumin e Tetë të PKSH, në vitin 1948, u dënua Grupi i të Rinjve. Libri voluminoz "Eleminimi i Grupit komunist të të rinjve", i autorit Enver Lepenica, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, sjell dokumente, dëshmi e studime që vërtetojnë jo vetëm përndjekje­n që i është bërë Grupit të të Rinjve, por në veçanti Sadik Premtes. Më poshtë po shkëpusim disa letra që krerët komunistë i dërgonin njëri- tjetrit për ndjekjen e "Xhepit", por edhe elementëve të tjerë komunistë apo të Ballit e Legaliteti­t. Në një letër që Ymer Dishnica i dërgonte Enver Hoxhës, fliste për bindjen e Hysni Lepenicës, se Mehmet Shehu ishte përpjekur ta eliminonte, ndërsa Enver Hoxha, në një tjetër letër do të shprehej kundër propozimit për vrasjen e Ali Këlcyrës.

 ??  ?? Enver Hoxha
Enver Hoxha
 ??  ?? Enver Hoxha dhe krerë të lartë të Partisë Komuniste, Xoxe, Shehu, Spiru, Nushi, Kapo, Jakova etj.
Enver Hoxha dhe krerë të lartë të Partisë Komuniste, Xoxe, Shehu, Spiru, Nushi, Kapo, Jakova etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania