Panorama (Albania)

Zbulohen autorët e tritolit në Elbasan, pranga dy emigrantëv­e

I vunë tritol “të fortit” të Elbasanit dhe pronarit të lokalit

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë zbulojnë dy autorët e vendosjes së eksplozivi­t në lokalin e “të fortit” të Elbasanit dhe pronarit të një lokali nate në këtë qytet.

Dy ngjarjet kanë ndodhur gjatë muajit maj. Ngjarja e parë ndodhi kur më 6 maj iu vendos tritol poshtë makinës shtetasit Fatmir Lumshi, kurse më 23 maj iu vendos tritol në hyrjen e lokalit “të fortit” të Elbasanit, Besnik Braka. Për një hark kohor prej rreth një muaj, Krimet e Rënda në Policinë e Elbasanit kanë bërë të mundur zbardhjen e dy ngjarjeve dhe më pas kapjen e dy autorëve, të cilët pretendojn­ë se kanë kryer një veprim të tillë si mjet presioni, por jo me qëllim shpërthimi­n e tritolit. Policia bën me dije se gjatë një operacioni blic të koduar “Eksplozivi”, ka vënë në pranga shtetasit Gentian Kllogjri, 38 vjeç, dhe Thanas Thoma, 38 vjeç, të dy nga Elbasani, por që jetonin më së shumti në emigracion. Dy rastet janë të ndara nga njëratjetr­a, pasi Kllogjri akuzohet se është autori i vendosjes së një sasie tritoli prej rreth 100 gramë e mbështjell­ë në një qese poshtë makinës së Fatmir Lumshit. Ndërsa 38vjeçari Thoma dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në lokalin e Besnik Brakës. Nga hetimet e deritanish­me, Policia thotë se në të dyja rastet dyshohet se kemi të bëjmë me konflikte pronësie. Kjo është pista e parë ku janë përqendrua­r hetimet, pasi gjatë marrjes në pyetje në Komisariat­in e Policisë Elbasan, dy të arrestuari­t kanë pranuar akuzën dhe janë shprehur se e kanë vendosur eksplozivi­n si mjet presioni. Braka rezulton se është pronar i një restoranti të njohur në Elbasan, kurse Lumshi është zotërues i një lokali nate. Nga ana tjetër, Policia nuk përjashton mundësinë që konfliktet mes të arrestuarv­e dhe personave që iu vendos eksplozivi mund të kenë lindur jashtë Shqipërisë. Braka ka jetuar për një periudhë kohe në Gjermani, prej nga ku u ekstradua në vitin 2013. Kurse pronari i automjetit, Fatmir Lumshi, ka jetuar për disa vite në Itali. Braka rezulton një person me precedent, pasi është dënuar për trafikim të armëve luftarake dhe për drogë me 14 vite burg. Pasi shleu një pjesë të mirë të dënimit, 52- vjeçari u lirua me kusht në vitin 2013. Por, pas lirimit, ai u largua për në Gjermani ku kërkoi azil, por disa muaj më pas u ekstradua në Shqipëri. Atij iu vendos një sasi prej 150 gramësh tritol dhe u desh ndërhyrja e specialist­ëve të RENEA- s për çaktivizim­in e lëndës. Vetë Braka gjatë marrjes në pyetje u shpreh për policinë se nuk kishte konflikt me ndonjë person. Megjithatë ishin kamerat e sigurisë që çuan në kapjen e Thanas Thomait, 38 vjeç. Ndërsa pronarit të lokalit të natës, Fatmir Lumshit, iu vendosën 300 gramë tritol poshtë makinës, e lidhur nëpërmjet një aparati celular, që do të shpërthehe­j në distancë. Pakoja e mbledhur me një qese të zezë, e hedhur poshtë makinës në qendër të qytetit, shumë pranë teatrit “Skampa”, vuri në alarm Policinë e Elbasanit, e cila menjëherë pas marrjes së informacio­nit izoloi zonën, duke ndaluar qarkullimi­n e mjeteve dhe kalimtarëv­e deri në çaktivizim­in e lëndës plasëse. Policia i përqëndroi hetimet në konfliktet e lindura në Itali, ku Lumshi ka jetuar për një kohë të gjatë, pasi në Shqipëri nuk ka precedentë penalë. Sipas të dhënave, ai është kthyer rreth 1 vit më parë në Elbasan. Edhe në këtë rast ishin kamerat e sigurisë që çuan në zbulimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse, që, sipas Policisë, është Gentian Kllogjri.

 ??  ?? Besnik Braka
Besnik Braka
 ??  ?? Policia duke çaktivizua­r tritolin e vendosur poshtë makinës
Policia duke çaktivizua­r tritolin e vendosur poshtë makinës
 ??  ?? Tritoli i vendosur në lokal
Tritoli i vendosur në lokal

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania