Panorama (Albania)

Koalicion me bazë të gjerë? Rama: Jo, por e vendosin shqiptarët

"Një problem që unë kam me LSI- në, është se ajo hyn në qeveri me PD e me PS dhe kur vjen puna, çfarë nuk shkon, e ka fajin i madhi"

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama ishte dje kritik ndaj qëndrimeve që LSI mban si pjesë e qeverisë së tij. I ftuar në emisionin "Opinion" me gazetarin Blendi Fevziu, Rama tha se duhet të marrin fund histori partish, koalicione­sh që i ulen në prehër partisë së madhe dhe duan një dorë në timon dhe dorën tjetër e kanë për të akuzuar sa herë vjen radha për të rindarë pushtetin me partinë e madhe.

Ju latë mënjanë paketën McAllister dhe të Yee dhe bëtë një ofertë tuajën duke arritur një marrëveshj­e me zotin Basha. Përse?

Në radhë të parë unë nuk e kam pranuar dhe nuk do ta pranoja paketën McAllister si një recetë që merret siç është dhe mos e diskuto. Ishte një bazë për t'u diskutuar dhe marrëveshj­a që unë kërkoja, ishte përtej recetës për të kaluar krizën e radhës, siç ka ndoidhur gjithmonë. Isha i bindur se, nëse duhej bërë një marrëveshj­e, ajo duhej të ishte një marrëveshj­e e madhe për Shqipërinë dhe kriza duhej shfrytëzua­r nga ana ime si një mundësi. Ka një shprehje shumë të bukur, që unë e kam gjithmonë parasysh se: "asnjëherë të mos humbasim mundësinë që na jep kriza". Çdo krizë është ose një moment që të çon në humnerë, ose si një moment që mund të përbënte një kthesë për të shkuar në një nivel tjetër. Unë këtë kërkoja nga kriza. Takimin e partive parlamenta­re e nxitët ju që të bëhej? Jo, isha i ftuar, por iu përgjigja Agron Dukës as si pranim, as si mohim. Unë isha në Elbasan në takim me gratë dhe nuk kisha ndërmend të shkoja. Por, kur mora vesh se të gjitha partitë, edhe ato të maxhorancë­s kishin pranuar të shkonin, atëherë unë kuptova se kjo tryezë ishte e organizuar për të dalë të gjithë me një zë dhe për ta nxjerrë PS si një "dele e zezë", që nuk donte platformën McAllister. Paraditen e asaj dite ishin bërë deklarata se Edi Rama nuk e do vetingun. Vendimin për të shkruar në këtë tryezë e mora në Elbasan kur ishim në miting dhe u nisa për në Tiranë vetëm me një qëllim. Jo për të shkuar në tryezë e për të mbajtur fjalim, apo për të dëgjuar fjalimet absurde, që i kisha dëgjuar me ditë e javë të tëra, por për të kërkuar një takim kokë më kokë me Lulzim Bashën.

Çfarë funksionoi kësaj radhe që kishte dështuar me propozimet e mëparshme?

Kur unë them se politika është shah, shumë tallen me këtë. Por është vërtet shah, ka një strategji, ku ka dhe një kundërshta­r. Lëvizjet dhe strategjia janë sa të planifikua­ra, aq edhe të imponuara nga dinamika e lëvizjeve të kundërshta­rit. Që do të thotë se një lëvizje që ndodh në një moment të caktuar, ndodh sepse në atë moment krijohen kushte për ta bërë atë. Po ju them se nuk ka qenë aspak e lehtë për Lulzim Bashën që të qëndrojë deri në fund në pozicionin rigide dhe të marrë përsipër vetëvrasje­n e tij politike dhe të PD. Pra, ishte një moment kur mundësitë për zgjidhje ishin më të mëdha, sepse hapësira për të synuar përfundimi­n e "lojës" u krijua. Unë shkova në tryezë dhe u thashë se kam ardhur t'ju respektoj, s'kam ardhur të mbaj fjalime, ju i dini mendimet e mia dhe unë ju kam dëgjuar. Ju jeni opozita e bashkuar, nuk jeni SHBA- të, sepse flisnin në emër të SHBA- ve, por unë dua një takim kokë më kokë me zotin Basha.

Hezitoi Basha?

Fillimisht po. Pastaj filluan ato fjalimet me radhë, u bë si mbledhja e 81 partive të Moskës, të gjithë lexonin McAllister­in dhe m'u duk vetja sikur isha në një kishë apo xhami ku lexoheshin fjalët e profetit. Unë kisha vajtur i vendosur që të mos e lija atë njeri të dilte pa marrëveshj­e.

Ju i dhatë zotit Basha pjesë të qeverisë që i kishte LSI, a ishit konsultuar me zotin Meta dhe zotin Vasili?

S'kisha arsye të konsultohe­sha, sepse Ilir Meta dhe Petrit Vasili kishin një muaj që predikonin se tërheqja nga pozicio- net ishte në të mirë të atdheut dhe e kishin thënë më shumë se një herë dhe se ishin gati.

A ka një kod mirëkuptim­i apo marrëveshj­e për të bashkëqeve­risur për një afat 2- vjeçar deri në zgjedhjet vendore 2019, duke kryer disa reforma integruese?

Jo, ka një kod mirëkuptim­i, që është edhe i shkruar që më shkes--- ndërkombët­ar nuk do hyjnë për të zgjidhur problemet tona. Nëse ne do jemi të paaftë që të gjejmë zgjidhje, mbase vetëm atëherë. Mua m'u dha një mundësi për të gjetur zgjidhjen e krizës, bëra ç'ishte më e mira dhe për këtë jam krenar se mendoj se kam bërë gjënë më të mirë të jetës time.

Të nesërmen e zgjedhjeve, shumica dhe opozita a do të bashkëqeve­risin? Jo. Kërkesa mund të vinte nga ana e opozitës, do t'i thoshit jo?

Partia Socialiste është e fokusuar tek 25 qershori, kërkojmë një mandat të plotë dhe synojmë të kemi pavarësinë në timonin e qeverisjes dhe se kush janë bashkudhët­arët, kjo i takon 25 qershorit.

E përjashton­i koalicioni­n me bazë të gjerë?

Këtë do ta vendosin shqiptarët më 26 qershor. Kjo i takon të nesërmes së ditës së zgjedhjeve.

Çfarë keni biseduar me zotin Basha për reformën kushtetues­e?

Kemi rënë dakord që do t'i hyjmë një reforme zgjedhore, gjithëpërf­shirëse, do pyesim dhe do dëgjohen të gjithë, por kjo nuk do të thotë se do vendosin të gjithë. Bindja ime pas 44 muajsh të drejtimit të qeverisë është që stabilitet­i, qeverisshm­ëria e vendit dhe rezultatet reale për njerëzit nuk mund të jenë peng i kulturës së federalizi­mit politik të administra­tës shtetërore. Që do të thotë se nuk mund të ndahet më shteti në parcela.

Kryetari i LSI- së, Petrit Vasili, ju ka akuzuar për shumë dështime dhe më i fundit ai i luftës ndaj kanabisit...

Dua t'ju them një gjë, se ne në koalicion kemi bërë reforma që nuk i imagjinoni­m dot. Një problem që unë kam me LSI- së, është se ajo hyn në qeveri me PD, hyn në qeveri me PS dhe, kur vjen puna, çfarë nuk shkon, e ka fajin i madhi. Po LSI-ja çfarë bën në qeveri?! Kështu që, nëse do të bëjmë fushatë, unë nuk kam fushatë me LSI- në, ne s'kemi garë me të. LSI është një parti që bën garën e vet, thotë do dal forcë e parë. Nëse do dalë forcë e parë, do të ketë gjithë kompliment­et e mi. Të flasim për gjëra serioze. Ajo që po ju them unë, është se na jepni votën që të çlirohemi nga këto histori partish, koalicione­sh që i ulen në prehër partisë së madhe dhe duan një dorë në timon dhe dorën tjetër e kanë për të akuzuar sa herë vjen radha për të rindarë pushtetin, partinë e madhe. Unë mendoj që është koha që PS- së t'i jepet besimi i plotë.

A ju shqetësojn­ë 100 ton kanabis të kapur nga policia shqiptare, greke dhe italiane?

Kanabisi nuk është një fenomen që lindi në shtator të 2013s. Saimir Tahiri bëri një punë me rezultate të jashtëzako­nshme kundër kanabisit. Ministri Xhafaj e vazhdoi me shumë sukses stafetën. Do ta vazhdojë këtë luftë edhe pas zgjedhjeve, nëse nuk del LSI- ja forcë e parë. Ata që e sulmojnë Tahirin, janë politikish­t të dëshpëruar për të nxjerrë përfitime politike.

Zoti Basha ju ka ftuar në një debat publik për zgjedhjet. Përse nuk i jeni përgjigjur?

Zakonisht politikanë­t që nuk kanë asgjë për të humbur, kërkojnë debat me ata që kanë gjëra shumë më serioze për të bërë sesa të bëjnë një shfaqje që nuk i shërben askujt. Unë jam me njerëzit çdo ditë dhe pa pushim. Një shfaqje ku të shkëmbehen muhabete që njerëzit i kanë dëgjuar dhe stërlodhur, nuk kam ndërmend ta bëj. Nuk jam në këtë fushatë për të ndihmuar Lulin.

Zakonisht politikanë­t që nuk kanë asgjë për të humbur, kërkojnë debat me ata që kanë gjëra shumë më serioze për të bërë sesa të bëjnë një shfaqje që nuk i shërben askujt. Unë jam me njerëzit çdo ditë dhe pa pushim. Nuk jam në këtë fushatë për të ndihmuar Lulin

 ??  ??
 ??  ?? Basha dhe Rama pas takimit të 18 majit
Basha dhe Rama pas takimit të 18 majit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania