Panorama (Albania)

Sherr mes krushqve, vritet në banesë 79- vjeçari

Kapet autori, shkak dyshohet prona ose një konflikt familjar

- BORSH

Një grindje mes dy fqinjëve dhe krushq me njëri- tjetrin ka përfunduar me një të vrarë. Ngjarja ndodhi dje në Borsh rreth orës 09: 30, ku i vdekur ka mbetur Hetem Brahimaj, 79 vjeç.

Autori Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, u arrestua pak pas ngjarjes. Mësohet se Brahimaj dhe Xhuveli kanë pasur një debat të ashpër mes tyre, ndërsa pas grindjes 57vjeçari ka marrë një armë gjahu në banesën e tij dhe, pasi ka shkuar në shtëpinë e krushkut të tij, e ka qëlluar atë për vdekje. Nga Policia bëhet e ditur se i moshuari ka marrë dy plagë në kokë dhe trup, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me. Autori i vrasjes u prangos pak pas ngjarjes dhe u dërgua në Komisariat­in e Himarës, ku gjatë dëshmisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë 79- vjeçarin. Në vendngjarj­e shkoi grupi hetimor, ndërsa konfirmohe­t se janë dy pista kryesore në të cilat po heton policia për zbardhjen e vrasjes. Sipas të dhënave paraprake, mes autorit dhe viktimës, të cilët i kanë banesat pranë njëritjetr­it, kishte një lidhje krushqie. Mbesa e autorit është e martuar me djalin e viktimës dhe policia po heton rreth faktit nëse mund të ketë pasur një grindje brenda familjes së 79- vjeçarit me nusen e shtëpisë. Dyshohet se pas ankesës së mundshme të nuses për sherret e vijueshme me vjehrrin, ka shkuar daja i saj për t’u sqaruar dhe kërkuar llogari, por më pas situata ka dalë jashtë kontrollit duke precipitua­r në vrasje. Një pistë tjetër në të cilën po heton policia, është ajo e konfliktit të pronësisë. Kjo pasi ngritja e një kasolle bagëtish nga ana e viktimës afër tokës së autorit ka sjellë grindje mes tyre. Sipas dëshmive të banorëve të tjerë, konflikti për këtë pronë ka ekzistuar edhe më parë, pavarësish­t lidhjeve mes tyre dhe fqinjësisë. Nga hetimet e Policisë, Brahimaj kishte kërkuar disa herë ngritjen e një kasolle për të strehuar bagëtitë afër tokës së 57vjeçarit, kërkesë e cila ishte kundërshtu­ar nga Xhuveli, duke i sugjeruar që të gjente një vend tjetër më të përshtatsh­ëm. Megjithatë, policia nuk përjashton pista të tjera të mundshme, përfshirë edhe të ndonjë grindjeje të momentit, e cila më pas ka përfunduar në vrasjen e njërit prej dy shtetasve të përfshirë në sherr. Nga he- timet paraprake mësohet se në orët e para të mëngjesit dy fqinjët kanë nisur të debatojnë me njëri- tjetrin, debat i cili përfundoi deri në përplasje fizike. Pas debatit të ashpër, 79- vjeçari është larguar drejt banesës së tij, ndërkohë që Xhuveli ka shkuar në banesë dhe, pasi ka marrë armën e gjahut, ka shkuar në shtëpinë e fqinjit duke e qëlluar atë. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, 57- vjeçari e qëlloi fqinjin e tij dy herë në momentin që i moshuari sapo kishte hyrë në banesën e tij duke e lënë të vdekur në vend. Nga informacio­net e policisë, mësohet se në deklaratat e tij të para, Xhuveli është shprehur se nuk ka pasur si qëllim të vriste bashkëfsha­tarin e tij, por thjesht ta trembte, ndërsa arma i është shkrehur pa dashje. Megjithatë, gjendja psikologji­ke e 57vjeçarit ka qenë e rëndë, konfirmojn­ë burime të Policisë.

Nga informacio­net e policisë, mësohet se në deklaratat e tij të para, Xhuveli është shprehur se nuk ka pasur si qëllim të vriste bashkëfsha­tarin e tij, por thjesht ta trembte, ndërsa arma i është shkrehur pa dashje

 ??  ?? Fshati Borsh
Fshati Borsh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania