Panorama (Albania)

Tahiri- Kryemadhi sherr për timonin e qeverisjes

Zv. kryetarja e LSI: Tahiri ka probleme me pronësinë e makinës

- ARISTIR LUMEZI

Batuta e Kryeminist­rit Rama për ta mbajtur vetë timonin e qeverisë pa të tjerë në prehër ka krijuar përplasje mes PS dhe LSI-së.

Dje replikuan në distancë kryetari i PS- së së Tiranës, Saimir Tahiri dhe zv. kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. Gjatë një takimi elektoral, Tahiri iu përgjigj reagimit të kryetarit të LSI- së Petrit Vasili, duke thënë se të qeverisësh drejt dhe pa lëvizje timoni është përgjegjës­i para shqiptarëv­e. “Dëgjova Petrit Vasilin, që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjës­i, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjës­i. Dhe kjo është përgjegjës­ia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari, që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh”, u shpreh Tahiri, duke iu përgjigjur aleatit me të cilin ndau qeverisjen e vendit për katër vjet. Dy ditë më parë, kreu i LSI Petrit Vasili iu përgjigju Kryeminist­rit, duke i treguar se fundi i makinave me një timon dhe pa frena është gjithmonë i njëjtë. “Tahmaja e makinës me një timon. Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendum­i për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994”, u shpreh Vasili përmes një statusi në Facebook.

KRYEMADHI

Por nuk ka përfunduar këtu kjo përplasje mes dy aleatëve, që ende vijojnë të jenë në qeveri. Zv. kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi, iu përgjigj dje kreut të PS- së së Tiranës, Saimir Tahiri në lidhje me timonin e qeverisë. “Kjo figura letrare me timonin nuk më pëlqen, është bërë bajate. Rama ka probleme me lejen e drejtimit të mjetit, s’ka patentë. Le të mësojë si drejtohet makina njëherë e ta shohë se sa e vështirë apo e lehtë është. E dëgjova edhe Tahirin, që e bëri një batutë të tillë në një takim. Por Tahiri nuk ka probleme me lejen e drejtimit të mjetit, por me pronësinë e makinës. Makina në pronësi të tij është përdorur nga disa trafikantë”, tha Kryemadhi, e ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”. E pyetur nëse LSI po mendon të këmbejë vendet me PD- në, nisur nga akuza ndaj Tahirit për pronësinë e automjetit të tij dhe përse nuk ka folur më parë për këtë çështje, Kryemadhi tha se atëherë nuk ishte zv. kryetare partie. “Kjo është arsyeja që ne jemi sot këtu në këtë situatë politike, që ne e shikojmë të paqartë. Jo vetëm të dobët ekonomikis­ht, por edhe të paqartë politikish­t. Ne nuk jemi treguar shumë të drejtpërdr­ejtë me qëndrimet tona, ndoshta edhe për arsye politike. Kujtojmë ligjin për arsimin e lartë. Ne u bashkuam me PD- në që, nëse nuk do pranoheshi­n aktet kush- tetuese do ta çonim ligjin në Kushtetues­e. Asnjë prej nesh nuk e mbajti fjalën”, tha Kryemadhi duke shtuar se, nëse LSI do të vinte në qeveri, do ta ndryshonte dhe plotësonte këtë ligj për t’i dhënë fuqizim universite­teve publike. Edhe dje gjatë takimeve elektorale në Pukë dhe Tiranë, Kryeminist­ri Rama përsëriti thirrjen për 71 mandate deputetësh për PS, në mënyrë që timonin e qeverisjes ta ketë vetë pa pasagjer në prehër që t’i lëvizë timonin vazhdimish­t.

 ??  ?? Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi
 ??  ?? Saimir Tahiri
Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania