Panorama (Albania)

Ministri i LSI akuza Qeverisë: Hiqni dorë nga thasët me miell

-

Ministri i Transporti­t dhe Infrastruk­turës, Sokol Dervishaj, sulmoi dje Partinë Socialiste se po bën fushatë me propagandë dhe thasë me miell. Në një status në Facebook, Dervishaj u kujton përfaqësue­sve të PS- së se për bujqësinë dhe rrugët nuk e ka fajin LSI, por buxheti i cunguar. “Dhe shpifjet vazhdojnë. Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI. Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto katër vite e masakruat buxhetin e infrastruk­turës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja. E megjithatë po punojmë. Hidhini një sy rrugës Tiranë- Elbasan. Hidhini një sy Unazës së Madhe në Tiranë. Nuk po e bën Bashkia, por Ministria e drejtuar nga LSI. Pyesni drejtuesit tuaj për by-passin e Fierit dhe Vlorës, se mund të mësoni diçka më shumë, se fajtorët i gjeni mes vetes. Shihni fushat e punuara me mund nga bujqit, të kuptoni se kush flet në erë e kush punon e u gjendet pranë. Mos e ngatërroni modestinë tonë me bujën e reklamave tuaja, se fasadave u del shpejt boja, njësoj si kallajit thotë populli”, shkruan Dervishaj. Ai i kujton PS-së se e detyroi rininë të kultivojë në male hashash. “Për ne Shqipëria është numri 1, sepse shqiptarët kanë nevojë për dinjitet, sta- bilitet dhe punë të ndershme. Hiqni dorë nga thasët me miell, se shqiptarët nuk hanë një herë në katër vjet, por kanë nevojë për mirëqenie të përditshme. Kujtoni si u mbushën birucat me fukarenj e si e ngjitët rininë maleve për hashash. Prandaj dhe shqiptarët do votojnë ata që flasin pak e punojnë shumë. Do zgjedhin numrin 1”, përfundon ministri i LSI- së.

 ??  ?? Sokol Dervishaj
Sokol Dervishaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania