Panorama (Albania)

Fushata, reagon DAP për nëpunësit civilë

-

Ministrat teknikë të propozuar nga PD vijuan edhe dje pezullimet nga puna për ata nëpunës civilë që kanë marrë pjesë në fushatën zgjedhore. Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, shkarkoi dje nga detyra dhe ka kallëzuar në Prokurori regjistrue­sin e Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e në Shkodër, Mondi Ndou, për përfshirje në fushatë zgjedhore. Departamen­ti i Administra­tës Publike ndërhyri dje për të sqaruar ligjin e nëpunësit civil në lidhje me pjesëmarrj­en e punonjësve shtetërorë në fushatën elektorale. Drejtoresh­a Albana Koçiu tha se kushdo mund të marrë pjesë në fushatë jashtë orarit zyrtar të punës dhe perimetrit të institucio­nit. “Të drejtat politike për punonjësit e administra­tës publike fillojnë pas orarit zyrtar dhe jashtë perimetrit të institucio­nit ku punojnë. Kushdo ka të drejtë të angazhohet politikish­t me cilëndo parti. Mësuesit janë të lirë, drejtorët janë të lirë, por jashtë institucio­nit dhe jashtë orarit zyrtar”, deklaroi Koçiu. “Nuk lejohet, sipas saj, përdorimi i institucio­nit për fushatë”. Nga ana tjetër, qeveria po përgatit një vendim ku, ndër të tjera, parashikoh­et ngritja e një strukture të posaçme, që do të monitorojë pjesëmarrj­en e administra­tës në fushatë. Ndërsa deputeti socialist Pandeli Majko ironizoi dje pezullimet e punonjësve të administra­tës nga ministrat teknikë. “E di që sot në miting ka shumë njerëz që për shumë arsye na kanë vënë dhe syze. Një pjesë e tyre i kanë vënë nga halli se punojnë në administra­tën civile. Na janë bërë ministrat teknikë si ‘ big brother’ dhe ‘ big sister’. Kanë filluar shikojnë edhe Facebook. Imagjinoni vetëm një muaj në zyrë do të jenë dhe shikoni çfarë bëjnë, po katër vjet?”, u shpreh Majko.

 ??  ?? Albana Koçiu
Albana Koçiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania