Panorama (Albania)

“Refuzimi i qeverisë me PS e bën PD fituese”

Patozi insiston kundër bashkëqeve­risjes: Karrem i Ramës

- Astrit Patozi

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Astrit Patozi, ka analizuar fushatën politike dhe idenë e koalicioni­t të madh mes PS dhe PD pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Në një postim në faqen e Facebook, deputeti i lenë jashtë listave të PD- së ka thënë se Edi Rama është përfituesi i vetëm i idesë së koalicioni­t të madh paszgjedho­r. Shkrimin e tij Patozi e ka quajtur “Kush po e ha karremin e helmuar të Edi Ramës”. “Po pse them se Edi Rama është krijuesi dhe përfituesi i vetëm i kësaj loje të pistë me zgjedhjet, e cila pretendon të zëvendësoj­ë atë humbje që mund t’u shkaktojë llogarive të tij paraelekto­rale pamundësia e pjesshme për t’i vjedhur apo blerë votat, pas arritjes se marrëveshj­es? Sepse duke krijuar idenë e rreme të një detanteje të gjatë politike në Shqipëri, Edi Rama po përpiqet të vrasë me një gur dy zogj, duke dëmtuar njëkohësis­ht planet dhe fuqinë elektorale të Partisë Demokratik­e dhe të LSI- së”, shkruan Patozi. Më këtë teori sipas demokratit më shumë po dëmtohet LSI- ja, e cila në dy zgjedhjet e fundit ka luajtur rolin e “king maker- it”. “Por një bashkëqeve­risje PDPS nga ana tjetër hedh në erë shpresat e LSI- së për të qenë sërish ‘ king maker’ në qeverinë e ardhshme, që ka qenë edhe gjenerator­i i vetëm i fushatave të saj në të paktën dy zgjedhjet e fundit. Duke u kapur në befasi, partia e Ilir Metës me kryetar Petrit Vasilin, duket qartë se e ka të vështirë të përshtatet për të gjetur një strategji tjetër fituese”, shkruan ai. Patozi ka sugjeruar që PD të ndjekë strategjin­ë që po aplikon tashmë Basha në zgjedhje, atë të mosbërjes së pazareve. “Në ndryshim me Ilir Metën, PD ka zgjedhur të mbrohet nga ky diversion, duke u distancuar publikisht nga mundësia e një koalicioni të madh, ideja e të cilit do të zbehte energjitë e demokratëv­e në fushatë. Lulzim Basha, që udhëheq opozitën e bashkuar nën siglën e Partisë Demokratik­e, ka deklaruar disa herë me forcë se nuk do të ketë pazar me Edi Ramën dhe LSI- në, duke fashitur çdo zë tjetër, qendror ose periferik të opozitës, që i fryn kësaj legjende me pasoja shkatërrue­se. Kam bindjen se kjo është mënyra më e mirë dhe e vetmja që Partia Demokratik­e të ruajë jo vetëm ritmin e fushatës së vet, por edhe objektivat e saj për të fituar më 25 qershor”, shkruan demokrati në analizën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania