Panorama (Albania)

Raporti, 21% e adoleshent­eve kanë sjellë në jetë fëmijë

Problem martesat në moshë të hershme, kequshqyer­ja e arsimimi

- ADA HAZIZOLLI

Fëmijë të dhunuar, të kequshqyer dhe larg shkollës. Adoleshent­ë të martuar apo në bashkëjete­së dhe adoleshent­ë që sot mbajnë mbi supe një tjetër status, atë të prindërit.

Është kjo një pjesë e realitetit që na imponohet çdo ditë. Por çfarë e bën më shqetësues­e situatën dhe më të mprehtë fenomenin janë shifrat që na prezantohe­n.

RAPORTI Sipas raportit global “Fëmijëri të grabitura”, publikuar dje nga organizata “Save dhe children”, 8 për qind e fëmijëve sot janë jashtë sistemit arsimor, qoftë ky i ulët apo i mesëm, ndërkohë 5% e tyre, të kushtëzuar prej kushteve ekonomike, detyrohen që të punojnë për të nxjerrë bukën e gojës. Kequshqyer­ja dhe vdekshmëri­a foshnjore mbeten po ashtu problemati­ke, në shifra përkatësis­ht 23% dhe 14%. “Në Indeksin ‘ Fundi i Fëmijërisë’ Shqipëria renditet në vendin 71 nga 172 vende të vlerësuara në të gjithë botën. Pozicionim­i në vendin e 71- të tregon se në Shqipëri ka ende disa fëmijë që e kanë humbur fëmijërinë e tyre. Treguesi me vlerësimin më të ulët dhe ku situata paraqitet me problemati­ke është ai në lidhje me kequshqyer­jen e fëmijëve nën moshën 5 vjeç. Krahasuar me vendet e rajonit tonë, Shqipëria ka renditjen më të ulët. Renditja e vendeve të tjera është si vijon: Bosnja dhe Hercegovin­a në vendin e 35- të, Serbia në vendin e 41- të, Mali i Zi në vendin e 44- t dhe Maqedonia në vendin e 56- të”, theksohet në raport, ku vihet në dukje po ashtu se mbi 700 milionë fëmijë në botë iu është mohuar fëmijëria. Nigeria renditet e fundit. Ndërsa vendet ku fëmijëria është më pak e kërcënuar janë Norvegjia, Sllovenia dhe Suedia.

ADOLESHENT­ËT Në lidhje me adoleshent­ët, raporti vëren se 6.5% prej tyre sot janë të martuar ose në bashkëjete­së, ndërsa trefish më e lartë është shifra e atyre që janë bërë prindër. Nga të dhënat, 21% e adoleshent­eve të moshës nga 15 deri në 19 vjeç kanë sjellë në jetë një fëmijë. Të dhënat i takojnë vitit 2015. Ndërkohë një tjetër tregues që vjen për herë të parë është edhe ai për aktin e vetëflijim­it të ndërmarrë nga fëmijët. Sipas raportit, 1.3% prej tyre të grupmoshës nga 0 deri në 19 vjeç kanë kryer vetëvrasje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania