Panorama (Albania)

Njëvjetori i këndit të lodrave, Veliaj: Shtuam dhe 16

-

Nga këndi i shumëdebat­uar për fëmijë, ai në parkun e Liqenit Artificial, kryebashki­aku Erion Veliaj zgjodhi të urojë fëmijët për festën e tyre. “Jam shumë i lumtur sot, që së bashku me fëmijët më të mirë të Shqipërisë, që janë pa dyshim ata të Tiranës, po festojmë në një vend ku para një viti ka pasur shumë beteja, shumë sherre, shumë shamatë, por në fund fare doli një punë e bukur. Sot kemi 1- vjetorin e këndit të lodrave. Më vjen mirë që edhe treni sot është plot, edhe muri ngjitës, edhe fushat e pingpongut”. Duke u kthyer një vit pas në kohë, kryetari vuri në dukje se pas ndërtimit të këndit më të madh të lojërave, janë bërë edhe plot 16 të tilla thuajse në çdo lagje të Tiranës. “Kemi diçka për çdo moshë në Tiranë, por ajo që është më e bukur është që vjet, përpara 1 viti, ne kishim vetëm këtë kënd lodrash. Sot që ka kaluar një vit, ne jo vetëm që bëmë këtë kënd të bukur, por kemi bërë 16 kënde lojërash edhe nëpër lagje, që të sigurohemi që fëmijët kanë kënde të mëdhenj si ky, por kanë edhe disa të tjerë që janë nëpër lagje dhe që mund të luajnë poshtë pallatit”, tha Veliaj, duke garantuar vijimin e përkujdesi­t social edhe në të ardhmen. Përpos organizime­ve festive te parku, edhe te Pazari i Ri, fëmijët ndoqën një koncert të organizuar me rastin e festës së 1 Qershorit. Artistët e vegjël performuan numra të ndryshëm baleti dhe këngë. Më pas vendi iu la animatorëv­e, të cilët realizuan disa numra duke u dhënë mjaft kënaqësi të vegjëlve, ndërsa nuk munguan lojërat dhe tullumbace­t, të cilat e kthyen Pazarin e Ri në një skenë të vërtetë për fëmijët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania