Panorama (Albania)

Kapen me 32 kg tritol, arrestohen tre persona

Policia ndërhyri kur po bëhej shkëmbimi në Kamzë

-

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur me një sasi prej 32 kilogramë lëndë eksplozive, të llojit tritol.

Në pranga janë vënë porositësi, një 38- vjeçar nga Fani i Mirditës, dhe xhaxhai me nipin, banues në kryeqytet, që kishin arritur të siguronin sasinë e konsiderue­shme të eksplozivi­t. Ndërhyrja është bërë nga shërbimet e Komisariat­it nr. 5, në kohën kur tre të dyshuarit janë futur në një lokal në Kamzë, bashkë me qesen plastike të mbushur me tritol. Burime zyrtare të Policisë thanë se të arrestuari­t janë Kel e Gjon Ndreda, 52 e 27 vjeç, dhe Ndue Kola, 38 vjeç. Ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestrua­r qesja me tritol, që paraprakis­ht dyshohet se mund të shitej te persona të ndryshëm për ngjarje kriminale. Asnjëri nga të arrestuari­t nuk ka pranuar të japë shpjegime rreth lëndës plasëse. Policia po heton edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ende nuk dihet nëse lënda plasëse do të përdorej për ndonjë ngjarje kriminale në Tiranë apo në Mirditë.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës tha dje se, gjatë operacioni­t të koduar "Stacioni i fundit", oficerët e krimeve të Komisariat­it nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit Kel Ndreca, 52 vjeç, Gjon Ndreca, 27 vjeç dhe Ndue Kola, 38 vjeç. Operacioni ka nisur pasi, në segmentin rrugor Fushë Krujë - Kamzë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin Ndue Kola, që po qëndronte në mënyrë të dyshimtë dhe pak çaste më pas është afruar një automjet tip "Mercedes Benz" me dy shtetas të tjerë. Drejtuesi i këtij mjeti ishte shtetasi Kel Ndreca dhe pasagjer Gjon Ndreca, të cilët, pasi kanë biseduar me personin që i priste, kanë zbritur nga automjeti, dhe të tre së bashku janë afruar në bagazhin e automjetit. Nga aty kanë nxjerrë një qese plastike dhe më pas kanë vazhduar lëvizjen për në një lokal aty pranë. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, ku kanë bërë neutralizi­min dhe arrestimin në flagrancë të tre të dyshuarve. "Këtyre shtetasve iu gjetën 32 kilogramë lëndë e dyshuar plasëse e llojit tritol. Lënda plasëse u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Tritoli i sekuestrua­r nga Policia
Tritoli i sekuestrua­r nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania