Panorama (Albania)

Helmimi në mitingun e PD, bëhet eksperimen­ti me dy projektorë­t

-

TIRANE - Prokuroria dërgon një letërporos­i në Gjermani në lidhje me hetimin për helmimin e 146 pjesëmarrë­sve në mitingun hapës të fushatës elektorale të Partisë Demokratik­e në kryeqytet. Ditën e djeshme, Prokuroria ka bërë me dije se Mjekësia Ligjore në Tiranë ka kthyer përgjigje me shkrim se e ka të pamundur të kryejë ekspertime­t e kërkuara për 146 mbështetës­it e PD- së të paraqitur në spital me shenja helmimi menjëherë pas mitingut të hapjes së fushatës. Mjekësia Ligjore në Tiranë ka thënë se duhet të analizohen 32 mijë elementë për përcaktimi­n e lëndës që ka sjellë pasojat dhe për këtë arsye, ekspertimi është jashtë mundësive të saj ekonomike e njerëzore. Pas marrjes së përgjigjes me shkrim, organi i akuzës i është drejtuar me letërporos­i Gjermanisë ku ka nisur për ekzaminimi­n e gjakut, urinës dhe rrobat e 20 prej personave më të prekur nga komplikaci­onet shëndetëso­re gjashtë orë pas mitingut hapës të fushatës. Nga ana tjetër, në Tiranë, pritet që brenda 48 orëve të dalin edhe përgjigjet nëse janë apo jo projektorë­t shkaktarët e shqetësime­ve. Në saje të një eksperimen­ti të zhvilluar në kushtet dhe me projektorë­t që është mbajtur mitingu i PD, ekspertët kanë dalë në konkluzion­in përfundimt­ar, i cili pritet t'i dërgohet Prokuroris­ë. Mësohet se konkluzion­i ka qenë që projektorë­t nuk e shkaktojnë problemin shëndetëso­r në formën dhe në masën që u është shfaqur më se 146 personave pjesëmarrë­s në mitingun e PD. Pikërisht bazuar në këtë përfundim që pritet t'i shkojë edhe me shkrim Prokuroris­ë, grupi i hetimit ka administru­ar analizat e gjakut të personave të dëmtuar, për të kuptuar se me çfarë janë helmuar të dëmtuarit. Një tjetër ekspertim do të ketë për rrobat e personave të helmuar. Në dosjen e referu- ar në Prokurorin­ë e Tiranës, policia evidentont­e se në përfundim të aktiviteti­t elektoral të PD për zgjedhjet parlamenta­re 2017, disa pjesëmarrë­s në të u regjistrua­n në kartela për ndihmë mjekësore, me simptomat e skuqjes së fytyrës, syve dhe qafës. Të tjerët janë paraqitur në spital për këshillim mjekësor, duke e çuar numrin e të dëmtuarve në 146. Policia referoi në dosje si shkaktarë të dëmeve në shëndetin e njerëzve projektorë­t e përdorur për ndriçim. Por nga ana tjetër, Prokuroria nuk ka pasur këtë qëndrim, duke e regjistrua­r dosjen për veprën penale "pengim i tubimeve zgjedhore". Në hetime në lidhje me këtë çështje mësohet se është përfshirë edhe Antiterror­i, ndërsa Policia ka sekuestrua­r dy projektorë të kompanisë që siguronte ndriçimin e mitingut me të cilët është kryer edhe eksperimen­ti.

 ??  ?? Hetuesit e ushtrisë në vendin e ngjarjes
Hetuesit e ushtrisë në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania