Panorama (Albania)

I riu me "BMW X6" tenton të rrëmbejë adoleshent­en

Vajza telefonon Policinë, arrestohet studenti në Tiranë

- ETLEVA DELIA

Një student 21vjeçar ka tentuar të rrëmbejë një vajzë mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Saukut, në Tiranë.

I riu e përndiqte prej disa muajsh vajzën 18 vjeçe, ndërsa dy ditë më parë e ka pritur para një lokali duke tentuar ta fuste me forcë në makinën e tij tip "BMW X6". Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 30, por ndërkohë është arritur të parandaloh­et falë ndërhyrjes në kohë të forcave të rendit. Fillimisht vajzës i kanë ardhur në ndihmë disa kalimtarë të rastit, por nga ana tjetër, ajo kishte telefonuar më parë Policinë, duke denoncuar përndjekje­n, duke qenë se kishte pikasur të riun që e ndiqte. Policia e Tiranës tha dje se shërbimet e Komisariat­it nr. 1 arritën të arrestonin në flagrancë studentin 21- vjeçar Irind Kateshi, i cili akuzohet për "përndjekje". Ndërsa pas ndërhyrjes së Policisë, adoleshent­ja Xhoena N., u paraqit në Komisariat ku denoncoi edhe me shkrim ngjarjen.

KALLEZIMI

Të mërkurën, rreth orës 22: 45, është paraqitur në Komisariat­in nr. 1 shtetasja Xhoena N., 18 vjeçe, nga Skrapari dhe banuese në Farkë të Vogël të Tiranës, e cila ka denoncuar se është përndjekur nga një person, i cili ka tentuar ta fusë me forcë në makinë. Në kallëzimin e dhënë adoleshent­ja ka deklaruar se prej kohësh përndiqet nga ana e shteta- sit Irind Kateshi, duke i krijuar gjendje frike e ankthi dhe pasiguri për jetën. "Konkretish­t, sot ( të mërkurën), rreth orës 22: 30, Irind Kateshi më ka pritur në rrugë dhe ka tentuar të më fusë me forcë në makinën e tij. E kisha parë makinën nga larg dhe telefonova Policinë, pasi ky person më përndiqte prej kohësh. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë ndërprerë veprimet e Irind Kateshit", ka deklaruar në kallëzimin e saj 18-vjeçarja Xhoena N.

ARRES ® TIMI

Menjëherë pas telefonatë­s së 18- vjeçares dhe adresës së dhënë nga ana e saj, shërbimet më të afërta të Komis- ariatit nr. 1 janë nisur drejt vendngjarj­es. Në momentin që Policia ka mbërritur aty, ka parë që disa persona i kishin ardhur në ndihmë denoncuese­s, ndërsa personi i dyshuar po tentonte të largohej me makinën e tij tip "BMW X6". Policia i ka bërë shenjë të ndalojë dhe 21vjeçari Kateshi është bindur. Më pas ai është shoqëruar në Komisariat­in nr. 1, ku është marrë në pyetje rreth ngjarjes, derisa në orën 02: 00 të ditës së djeshme i është komunikuar arrestimi me akuzën e përndjekje­s. Vetë i arrestuari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se thjesht ka dashur të bisedojë me adoleshent­en dhe t'i kërkonte asaj një lidhje dashurie, pasi e pëlqente.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania