Panorama (Albania)

Ndahet nga e fejuara, i riu i çon vëllait të saj fotot intime të tyre

-

KRUJE- E fejuara nuk pranon të rikthehet pas ndarjes, djali i bën presion duke i "dekonspiru­ar" intimitete­t e tyre me të vëllain e saj. Sipas Policisë, një 26- vjeçar nga fshati Tapizë i Krujës ka paditur ish- kunatin e tij, pasi pretendon se e ka fyer dhe i ka dërguar edhe foto intime në celular. Sipas dëshmisë së dhënë nga denoncuesi me inicialet E. T., 26 vjeç, ish- kunati, shtetasi D. M, 28 vjeç, banues në Tiranë, i ka dërguar në mënyrë të vazhdueshm­e fotot në intimitet kur ai ishte çift me motrën e tij. Gjithashtu i ka dërguar edhe bisedat intime mes çiftit, çka kanë acaruar 26vjeçarin aq sa t'i drejtohet policisë. Mësohet se kjo ka ndodhur pas ndarjes së të riut nga motra e denoncuesi­t. Burime nga grupi hetimor sqaruan për gazetën se 28vjeçari me banim në kryeqytet ishte ndarë nga e fejuara pak muaj më parë, pas një lidhjeje disamujore, për shkaqe ende të paqarta. Por D. M. më vonë ka ndryshuar mendje dhe kërkonte të rikthehesh­in sërish bashkë. Ai i ka kërkuar ish- të fejuarës të ribashkohe­shin, por kjo e fundit e ka refuzuar kërkesën e tij. 28- vjeçari ka menduar se shkak i refuzimit të ish- të fejuarës ishte bërë vëllai i saj, E. T. Për t'i provuar se ai dhe motra e tij duheshin ende, por edhe për t'i bërë presion, i riu nga Tira- na i dërgonte në celular nëpërmjet aplikacion­eve të ndryshme foto intime dhe SMS me përmbajtje erotike, të cilat ia kishte dërguar ishe fejuara kur ishin ende bashkë. Mesazhet dhe fotot erotike të së motrës të dërguara nga ish- kunati duket se e kanë shqetësuar 26- vjeçarin, i cili nuk ka duruar më dhe i është drejtuar komisariat­it të Policisë për të bërë kallëzim. "Komisariat­i i Policisë Krujë bën me dije se më datë 31.05.2017, shtetasi E. T., 26 vjeç, banues në fshatin Tapizë, kallëzon se ish- kunati, shtetasi D. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, e ka fyer dhe i ka dërguar foto intime nëpërmjet celularit", bëri të ditur Policia. Ai ka pohuar përpara oficerit të Policisë se është ndier i fyer. "Vendosa ta denoncoja si rast, pasi ndihem i fyer nga ish- kunati. Ai më dërgon në celular foto dhe mesazhet erotike që ka shkëmbyer me motrën time në kohën kur ishin bashkë, pasi tashmë janë ndarë nga njëri- tjetri. Ai ka kërkuar të bashkohen sërish, por motra ka refuzuar. Në këto kushte, ai mendon se kam influencua­r unë te motra, që nuk pranon të kthehet sërish me të. Unë nuk kam ndërhyrë fare në lidhjen e tyre dhe nuk kam ndër mend ta bëj një gjë të tillë, pasi motra vendos vetë se cilin person do të ketë në krah. Nëse motra ime do të kthehet sërish me të, për mua s'ka asnjë lloj problemi dhe nuk do ta pengoj", është shprehur 26- vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania