Panorama (Albania)

DENIMI I FUNDIT

-

Petrit Çakraj, i njohur si një nga dëshmitarë­t e vrasjes së deputetit Azem Hajdari në vitin 1998, ka hapur një tjetër "betejë" me drejtësinë.

Pas disa dënimeve të mëparshme gjatë viteve të fundit për akuza në lidhje me "vjedhje" apo "përvetësim të detyrës shtetërore", këtë radhë Çakraj ka mbërritur si i pandehur në gjyq për akuzën e "mashtrimit me pasoja të rënda". Sipas Prokuroris­ë, ai ka mashtruar një biznesmen, duke i përvetësua­r një shumë prej 4.4 milionë lekësh të rinj. Çakraj po gjykohet në masën e sigurisë "arrest në burg". Në seancën e parë të këtij gjykimi, i pandehuri Çakraj përmes avokatit të tij kërkoi të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar. "Jemi të mendimit që çështja mund të zgjidhet në gjendjen në të cilën ndodhen aktet", kërkoi avokati. Kërkesa e mbrojtjes u pranua edhe nga përfaqësue­si i akuzës dhe më tej u miratua nga ana e trupit gjykues. Përmes kësaj procedure gjykimi, shqyrtimi i çështjes bëhet vetëm mbi bazën e dosjes së paraqitur nga ana e organit të akuzës, ndërsa i pandehuri përfiton uljen e një të tretës së dënimit, nëse deklarohet fajtor nga gjykata.

MASHTRIMI

Pasi deklaroi të hapur shqyrtimin gjyqësor, treshja gjykuese u njoh me kërkesën për gjykim të organit të akuzës për të pandehurin Çakraj. Duke iu referuar akteve të sjella për gjykim, Prokuroria tha se i pandehuri Çakraj ka kon- sumuar elementet e veprës penale të "mashtrimit me pasoja të rënda". Sipas prokurorit, më 1 shkurt të vitit 2016 i pandehuri Petrit Çakraj ka shkuar në një dyqan në zonën e Vorës. Atje ai ka kontaktuar pronarin e një biznesi, të cilit i është prezantuar si tregtar. Gjatë bisedës së bërë mes tyre, tha prokurori, i pandehuri i ka bërë pronarit Petrit Çakraj rezulton të jetë dënuar tri herë nga drejtësia. Dënimi i fundit ndaj tij është dhënë më 6 maj 2016. Ai u dënua me 2.5 vjet burg për akuzën e "vjedhjes" dhe "përvetësim­it të detyrës shtetërore". Sipas vendimit, Çakraj u fajësua si personi që i vodhi çelësin e automjetit dy shtetasve nga Kosova, pasi iu prezantua si oficer i Policisë Kriminale, që i kishte ndjekur nga Kukësi. të dyqanit oferta për mallra me çmime të ulëta, çka e ka joshur këtë të fundit. Po sipas prokurorit, dy ditë pas këtij takimi, më 3 shkurt 2016, i pandehuri është takuar me tregtarin nga Vora në Tiranë. Në këtë takim Çakraj i ka marrë atij një shumë prej 4.4 milionë lekësh, si vlerë e mallit që do t'i shiste. Pasi ka marrë këtë shumë, Çakraj jo vetëm që nuk i ka dhënë mallin e premtuar tregtarit nga Vora, por edhe ka humbur kontaktet me të. Për këtë shkak, i ndjerë i mashtruar, tregtari ka shkuar në polici, ku ka kallëzuar rastin e mashtrimit. Sipas Prokuroris­ë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i këtij veprimi ishte i pandehuri Çakraj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania