Panorama (Albania)

Zaev në Kryeminist­ri, puna e parë: Kontroll për përgjues

“S’kam çfarë të fsheh, por këtu s’duhet të ekzistojnë gjëra të tilla”

-

Kryeminist­ri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka marrë detyrën nga pararendës­i i tij, Emil Dimitriev, të enjten.

Ai shoqërohej nga disa ministra të kabinetit të tij, mes 25 ministrave, tetë prej tyre janë shqiptarë, anëtarë të partive shqiptare që ranë dakord të jenë me PSDM në qeveri: BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Qeveria e Zaev dhe programi i saj u miratua në Kuvendin e Maqedonisë të mërkurën në prag të mesnatës me 62 vota pro, 44 kundër dhe 5 abstenime. Pasi ka marrë detyrën, Zaev ka thënë se do të nisë menjëherë nga reformat që ka përfshirë në programin e qeverisë së tij. Sapo ka hyrë në Kryeminist­ri, gjëja e parë që ka bërë Zaev ishte të kërkonte nëse kishte përgjues. Zaev tha se punonjësit e Sigurimit do të kryejnë një inspektim për të kontrollua­r në qoftë se është vendosur ndonjë sistem për përgjime ose për xhirime të fshehta. “Do të jem shumë transparen­t, nuk kam se çfarë të fsheh, por kjo zyrë është pronë private përveçse është profesiona­le dhe besoj se këtu nuk duhet të ekzistojnë gjëra të tilla, edhe pse në të kaluarën u dëshmua se në Maqedoni është gjithçka e mundur”, tha Zoran Zaev, Kryeminist­ër i Republikës së Maqedonisë. Përveç pranimdorë­zimit të postit të kryeminist­rit, në Qeveri u mbajtën edhe dy ceremoni të pranim- dorëzimit të posteve të zv. ministrave për Ekonomi dhe për Zbatim të Marrëveshj­es së Ohrit nga Koço Angjushev dhe Hazbi Lika. Kryeminist­ri i ri së bashku me përbërjen e re qeveritare mëngjesin e së enjtes ishin në “Villa Vodno”, pasi u thirrën nga Presidenti Gjorgje Ivanov në takimin e parë zyrtar mes kryetarit dhe përbërjes së re qeveritare. Ivanov uroi Zaevin për detyrën, duke i kërkuar punë të suksesshme me qeverinë e re. Po ashtu, Ivanov ka takuar edhe ish- kryeminist­rat Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO- DPMNE- së, dhe Emill Dimitriev, kreun e qeverisë teknike. Ai ka kërkuar që VMRO- DPMNEja si partia më e madhe opozitare, të japë kontribut në mënyrë aktive dhe konstrukti­ve në proceset për realizimin e qëllimeve strategjik­e, si dhe ruajtjen e sovranitet­it, integritet­it territoria­l dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

 ??  ??
 ??  ?? Qeveria e re e Maqedonisë
Qeveria e re e Maqedonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania