Panorama (Albania)

Enveri: S’jam dakord me vrasjen e Ali Këlcyrës

Rezoluta e plenumit: Sadik Premtja dhe pasonjësit e tij u bënë agjentë të imperializ­mit amerikan

-

Kiço Ngjela: Baza kryesore e ngritjes së partisë janë grupet... Faktori i dytë në krijimin e Partisë është ndihma e partisë Jugosllave. Ata hodhën bazat e krijimit të Partisë sonë. Këta shokë ishin Miladini dhe Dushani.

Nuk kam shumë dijeni mbi çështjen e grupeve; disa gjëra m'i ka thënë Drita Kosturi, me të cilën kisha lidhje.. Me formimin e Partisë kam qenë anëtar partie dhe me formimin e partisë elementi i shëndoshë u hodh në luftë dhe luftoi, por në këtë kohë dalin edhe kalbësirat si Xhepi etj., të cilët kanë bërë një mijë e një tentativa për të marrë frenat e partisë.

Kanë punuar në celulat për të nxjerrë në krye elementë të tyre; bie fjala Xhepi vinte elementë si Agron Çorati që të vriste, vetëm që të dilte në krye të celulës. Arritën në fund të krijonin qarkorin e tyre, duke marrë edhe Duksin ( Nasi Marjani) në qarkor. Shohim në këtë kohë se këta njerëz luftojnë për të marrë frenat e Partisë në dorë. Partia është përpjekur që t'i gjejë këta njerëz për t'i luftuar. Kjo luftë bëri që këta të dëshmojnë në punën e tyre. Në këtë etapë bashkimi u bë, u krijuan organizata­t, Partia mori formë. Ajo që mungonte ishte se nuk u krijua shtabi udhëheqës i partisë. Këtu faji kryesor bie te të dy shokët jugosllavë, të cilët në këtë drejtim nuk kanë punuar si duhet". Rezolutë e Plenumit të Tetë, 27 mars 1948 ( Fragment) "Me shkrirjen e grupeve u futën në partinë tonë edhe elementë jo të Partisë, me frymë mikroborgj­eze, me qëllime të caktuara karrierizm­i, dhe që punuan kundër vijës së partisë, duke shkuar deri në tradhti të plotë...

Kështu edhe për këto qëllime punuan Anastas Lula, Sadik Premtja, të cilët në fillim ishin kundër formimit të partisë, duke dashur të mbajnë në këmbë strukturën dhe pikëpamjet e gabuara të grupit që kryesonin. Ata dëshëronin që partinë ta shndërroni­n në një grup me pikëpamje puçiste dhe trockiste. Ata luftuan kundër unitetit të partisë dhe, duke u munduar të krijonin një fraksion në parti, për ta goditur Partinë nga brenda, ata u përpoqën që të luftonin organizimi­n e rinisë në vijën e partisë, aleancën e klasës punëtore me fshatarësi­në, ta largonin këtë të fundit nga lufta çlirimtare. Ata morën armët kundër partisë dhe përfunduan në fraksion dhe, më në fund, Sadik Premtja dhe pasonjësit e tij u bënë agjentë të imperializ­mit amerikan".

 ??  ?? Sadik Premtja
Sadik Premtja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania