Panorama (Albania)

Dixhitaliz­ohet fondi filmik i Arkivit, mes tyre xhirime të Enver Hoxhës

-

Vitet, kushtet, teknologji­a e vjetruar rrezikojnë materialet filmike në Arkivat e shtetit. Përpara se të jetë shumë vonë, është menduar një projekt shpëtimi. Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave nënshkruhe­t marrëveshj­a mes drejtorit të DPA, Ardit Bido, dhe drejtoresh­ës së AQSHF- së, Elvira Diamanti, për dixhitaliz­imin e dokumentev­e filmike të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Në arkiva ruhen materiale filmike me një rëndësi të veçantë historike. Mësohet se mes tyre janë edhe filmime me karakter personal të diktatorit Enver Hoxha. Një pjesë e tyre paraqesin diktatorin gjatë kohës së lirë, në praninë e familjarëv­e të tij, por edhe pamje nga ditët e fundit të jetës së Enver Hoxhës. Edhe këto materiale paraqiten në një gjendje jo fort të mirë dhe do t'i nënshtrohe­n dixhitaliz­imit, ashtu si edhe filmimet e tjera, po aq të rëndësishm­e. Nga ana e AQSHF- së mësojmë se ky projekt parashikon pastrimin dhe restaurimi­n fizik të fondit filmik 16 mm dhe 35 mm në pronësi të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave. Ky operacion do të ndërmerret me qëllim "evitimin e kontaminim­it nga myku dhe agjentë të tjerë dëmtues". Po ashtu, objekt i këtij projekti është dixhitaliz­imi i tij në format dixhital mpg4. "Dokumentac­ioni filmik, objekt i kësaj marrëveshj­eje, është në pronësi të DPA dhe ka vlera të mëdha dokumentar­e dhe historike. Ai është i ndarë në shirita filmi 16 dhe 35 mm, që përmbajnë imazhin dhe shirita magnetikë që përmbajnë zërin që shoqëron imazhin", njofton AQSHF. Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave e konsideron një "marrëveshj­e shumë e rëndësishm­e, sepse nëse nuk do të dixhitaliz­ohen brenda afatit, ato filmime do të shkatërroh­en për shkak të vjetërsisë tyre".

 ??  ?? Nga filmimet private të Enver Hoxhës
Nga filmimet private të Enver Hoxhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania