Panorama (Albania)

De Biazi “poston” listën, ndëshkon Taulant Xhakën

Mungon mesfushori kampion i dyfishtë, vetëm 23 të ftuar

-

Shqipëria do të luajë dy ndeshje në muajin qershor, një prej të cilave është vendimtare për fatin e sezonit të kuqezinjve.

Sfida ndaj Izraelit nuk vlen vetëm tri pikë, por do të jetë edhe një tregues i forcës sonë këtë raund kualifikue­ses, pas humbjes turpëruese në Shqipëri disa muaj më parë me rezultatin 0- 3. Mirëpo, këtë herë, grumbullim­i i Kombëtares nis në "arrati", pasi është zgjedhur që lojtarët të bashkohen në Luksemburg nën urdhrat e trajnerit.

LISTA

Fakti i parë që bie në sy, është shmangia e konferencë­s së zakonshme për mediat, si dhe zgjedhja e Xhani de Biazit për t'i bërë me dije emrat në sajtin e tij zyrtar "giannidebi­asi. it". Asnjë shpjegim, asnjë arsye dhe asnjë përgjigje nga tekniku për këto përzgjedhj­e, vetëm një "postim" në internet. Këtë herë, faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se është bërë palë e mediave shqiptare dhe ka injoruar listën e Kombëtares për këto dy miqësore. Nuk ka asnjë postim dhe publikim në "FSHF. org" për futbollist­ët e Kombëtares në dy ndeshjet e radhës, njëra miqësore dhe tjetra kualifikue­se e vlefshme për Botërorin "Rusi 2018".

MUNGESAT

Bekim Balaj, sulmuesi që e përfundoi sezonin me Terek Groznin, mungon për shkak të një dëmtimi. Në listën me 23 lojtarë, bie në sy mungesa e Taulant Xhakës, i cili është ndëshkuar me mosprezenc­ë nga trajneri i Kombëtares për shkak të krisjes së marrëdhëni­eve gjatë grumbullim­it në Itali. Titulli kampion dhe Kupa e Zvicrës, me mesfushori­n shqiptar titullar të padiskutue­shëm te Bazeli, nuk kanë mjaftuar… I mungon listës edhe kapiteni Agolli, për shkak të pezullimit të tij me dy kartonë të verdhë, të cilët e bëjnë të pamundur aktivizimi­n.

RIKTHIMET

Ergys Kaçe dhe trajneri kanë hedhur pas krahëve gjithçka ka ndodhur dhe mesfushori i PAOK- ut e gjen veten në listë për miqësoren dhe kualifikue­sen e radhës. Gjithashtu, ka ftesë edhe për Ermir Lenjanin, i rikthyer pas një mungese të gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania