Panorama (Albania)

Bushi: Nuk kemi Mesin në ekip, maksimumin për t'u përballur

-

Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi, ka prezantuar dje listën e të ftuarve në Kombëtaren Shpresa për miqësoren ndaj Francës, më 5 qershor dhe takimin e parë kualifikue­s kundër Estonisë, më 12 qershor. Në përbërje të listës bie në sy ndërthurja e elementeve të kampionati­t shqiptar me ata të ekipeve europiane. "Trajnerët në përgjithës­i kanë presione, por mendoj se janë lojtarët më të mirë të mundshëm që kemi përzgjedhu­r. Ka edhe lojtarë të tjerë akoma më të mirë, por forma e tyre aktuale nuk është e duhura për t'i afruar. Ne kemi dy ndeshje shumë të rëndësishm­e ndaj Francës dhe Estonisë, ku kjo e fundit është edhe më e rëndësishm­e. Gjithsesi, për mua vlen fakti që ndaj Francës t'i përshtatem­i lojës së tyre, ashtu siç do të bëjmë edhe ndaj Estonisë. Nuk do të luajmë në mbrojtje, por mendojmë të luajmë me një skemë sulmuese, ku do të kërkojmë t'i fitojmë të dyja. Të mos harrojmë që edhe kur bën më të mirën mund të humbasësh, por e rëndësishm­e është që ne të tentojmë. Duhet të japim 200% sepse jemi shqiptarë, ekip i vogël dhe modest. Nëse tolerojmë disi apo luajmë me mendjemadh­ësi, do të bëjmë një figurë shumë të keqe. Nuk kemi Mesin që të na udhëheqë si tek Argjentina. Të gjithë lojtarët e thirrur janë shumë premtues. Kampionati ka nxjerrë mjaft lojtarë për Kombëtaren A. Po punohet shumë mirë te Moshat dhe ekipi i Bogdanit është plot me talente. Kemi shpresë të madhe që Shqipëria të shkojë në Europiane të tjera. Objektivi? Të japim maksimumin. Nëse e bëjmë, nuk do të kemi frikë askënd", ka deklaruar Bushi gjatë konferencë­s për shtyp.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania